Friday, March 29, 2024

Duke Mbajtur Zi për Vdekjen e Soleimani-t, Zarif Ekspozon Mitin e Moderimit Brenda Regjimit Iranian

Javad Zarif dhe Qassem Soleimani

Të premten, krimineli famëkeq dhe terroristi numër një në botë, Qassem Soleimani, u vra në një sulm ajror nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Soleimani ishte komandanti i Forcave terroriste Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Populli i Iranit dhe miliona qytetarë në mbarë botën janë ngazëllyer pas vdekjes së tij, dhe regjimi iranian mori një goditje të pashërueshme. Një nga njerëzit që kanë mbajtur zi me gjithë zemër për Soleimani-n ishte Mohammad Javad Zarif, ministri i jashtëm i ashtu-quajtur “i moderuar” i regjimit.  

Mbajtja zi e Zarif-it për vdekjen e Soleimani-t ekspozon realitetin se moderimi dhe të moderuarit brenda regjimit janë diçka e trilluar dhe apologjetët e regjimit si Zarif e terroristët si Soleimani janë dy anë të së njëjtës medalje.  

Zarif, si mik i ngushtë i Qassem Soleimani-t, shkroi në Tëitter: “Akti amerikan i terrorizmit ndërkombëtar, shënjestrimi & vrasja e Gjeneral Soleimani-t – i cili ka qenë forca më e efektshme që luftonte kundër Daesh Al Qaeda etj. – është jashtëzakonisht i rrezikshëm & një përshkallëzim i pamend. SHBA mban përgjegjësinë për të gjitha pasojat e aventurizmit të saj të rrezikshëm.”  

Zarif e ka lavdëruar Soleimani-n në disa raste.   

Në një intervistë me të përditshmen shtetërore Entekhab më 1 shtator 2019, Zarif tha: “Unë dhe komandant Soleimani nuk kemi patur asnjëherë mosmarrëveshje. Kemi bashkëpunuar ngusht për mbi 20 vite…Gjatë sulmit amerikan në Irak, si përfaqësues i Iranit në New York, unë … kam patur koordinimin më të mirë me komandant Soleimani-n. Më pas, kur u bëra ministër, ne të dy vendosëm që të takoheshim të paktën një herë në javë kur ishim të dy në Teheran, për të shqyrtuar zhvillimet më të fundit dhe për të bërë koordinimin e nevojshëm.”  

Më 5 nëntor 2018, Zarif i tha Parlamentit të regjimit: “Ne nuk jemi një sistem që vepron më vete… Si mund të na lejohet të bëjmë diçka në këtë vend pa e raportuar atë? Nuk është se jemi përpjekur të bëjmë ndonjë gjë në kundërshtim me dëshirat e Lartësisë së Tij, Liderit [Suprem].”  

Zarif e kishte përgëzuar Soleimani-n për marrjen e një dekorate të veçantë ushtarake nga lideri suprem i regjimit, Ali Khamenei.

I dyti nga e djathta, Ghaani i ulur pranë Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei