
“Maryam Rajavi ka qenë një udhëheqëse e palodhur e lëvizjes kryesore opozitare kundër mullahëve për të paktën katër dekada. Dhe ne e dimë se sa e vështirë është për gratë të jenë lidere politike, veçanërisht në vendet ku, për fat të keq, islamizmi politik ka marrë padyshim nën kontroll pushtetin. Dhe më duhet të pranoj se guximi i zonjës Rajavi dhe vendosmëria e saj, janë edhe sot një forcë frymëzimi për lëvizjen protestuese në Iran, pas së cilës sot mblidhen shumë gra. Dhe sot, ne i shohim këto gra që në thelb janë drejtuese të njësisë së rezistencës të vendit. Dhe sigurisht që duhet t’i përshëndesim, t’i inkurajojmë dhe t’i duartrokasim”, shtoi ajo.





