Koordinatori për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore Brett McGurk udhëtoi këtë javë në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u siguruar që Shtetet e Bashkuara po bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbështetur mbrojtjen territoriale të të dy vendeve kundër sulmeve me raketa dhe UAV të mbështetur nga Irani.
Z.McGurk ripohoi angazhimin e Presidentit për të mbështetur mbrojtjen e partnerëve amerikanë, rishikoi përpjekjet e vazhdueshme me ekipet tona diplomatike dhe ushtarake në të dy kryeqytetet dhe diskutoi nevojën për të kombinuar presionin mbi Houthis në Jemen me një përpjekje të bashkërenduar të udhëhequr nga OKB për t’i dhënë fund luftë atje. Në Arabinë Saudite, i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Çështjet e Energjisë Amos Hochstein u bashkua me z. McGurk për të diskutuar një qasje bashkëpunuese për menaxhimin e presioneve të mundshme të tregut që rrjedhin nga një pushtim i mundshëm rus i Ukrainës.