“Deklarata e FCDO për Raketën Fattah të Iranit

291

Një zëdhënës i FCDO-së tha: “Irani ka njoftuar zhvillimin e një rakete të re balistike, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së për të ndaluar programin e tij. Kjo, vetëm disa javë pasi Irani pretendoi se kishte testuar me sukses një raketë balistike me aftësi të ngjashme, dëshmon më tej për shpërfilljen e vazhdueshme të kufizimeve ndërkombëtare dhe kërcënimin e rëndë që paraqet regjimi për sigurinë globale. Bashkë me partnerët, Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për të ndërmarrë çdo hap diplomatik për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore dhe për të mbajtur regjimin përgjegjës për aktivitetin e tij destabilizues në mbarë botën.”