Deklarata e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e përbërë nga 47 vende në mbështetje të kryengritjes së popullit iranian dhe të drejtave të muxhahidëve në Ashraf 3

926

Situata e të drejtave të njeriut në Iran

Deklaratë me shkrim nr.783

Kjo deklaratë me shkrim angazhon vetëm ata që e kanë nënshkruar

Ne, të nënshkruarit, deklarojmë sa vijon:

Ne shprehim solidaritetin tonë me të rinjtë, gratë dhe vajzat iraniane, të cilët, në shtator 2022, me guxim filluan protestat në mbarë vendin, duke kërkuar liri. Këto protesta kumbuan si një thirrje për ndryshim, për ti dhënë fund shtypjes dhe vendosjen e një sistemi qeverisës demokratik.

Ne denoncojmë shtypjen e dhunshme të këtyre protestave, duke rezultuar në mbi 750 viktima, dhjetëra mijëra arrestime dhe rritje të numrit të ekzekutimeve.

Regjimi iranian, përveç shtypjes së brendshme, përdor dezinformimin, terrorizmin dhe sulmet kibernetike për të detyrur që të heshtin disidentët iranianë përtej kufijve të saj. Sjellja agresive ndaj Shqipërisë dhe 2 500 iranianëve disidentë që i përkasin opozitës PMOI që banojnë në Ashraf III, duke përfshirë kërcënimet e sulmeve kibernetike dhe përhapjen e dezinformimit, duhet të dënohen pa mëdyshje nga të gjitha qeveritë evropiane.

Ne i bëjmë thirrje me vendosmëri Shqipërisë që të mbrojë të drejtat themelore të banorëve të Ashrafit, përfshirë lirinë e shprehjes dhe tubimeve, në përputhje me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Në letrën e tij drejtuar zv.Presidentit të Parlamentit Evropian në prill 2016, Kryeministri i Shqipërisë konfirmoi se “Shqipëria është plotësisht e angazhuar dhe e përkushtuar për të siguruar për refugjatët iranianë të gjitha të drejtat e përcaktuara në vitin 1951 në Konventën e Gjenevës, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe e drejta ndërkombëtare”.

Evropa nuk mund të bëjë kompromis për vlerat e mishëruara në ato konventa, veçanërisht për lirinë e shprehjes dhe të tubimit.

Nënshkruar (shih faqen e sipërme

https://pace.coe.int/en/files/33139/html