
Forcat e Sigurisë së Shtetit iranian vendosen ne parakalim të paktën katër burra nëpër rrugët e dy qyteteve këtë javë pasi ata ishin të akuzuar për veprën penale “dinakeri”.
Një burrë parakaloi nëpër qytetin e ILAM, Irani perëndimor, vetëm disa caste pasi ai u arrestua pa u akuzuar ose dënuar.
Shefi i policisë së provincës Ilam, Ali Dolati tha: “Vendi i fshehur i njeriut që ishte në arrati për një kohë të gjatë u zbulua në një operacion të papritur.”
Dolati, i cili u citua nga media shtetërore, nuk e zbuloi identitetin e njeriut të arrestuar, por konfirmoi se ai u vendos ne parakalim në qytet pas arrestimit të tij si një “mësim për të tjerët ‘.
Te marten, tre burra gjithashtu u vendosen ne parakalim përmes një lagje të qytetit jugor të Shirazit.
Dënime të tilla degraduese si duke vendosur ne parakalim nëpër rrugë dhe vende publike janë përdorur sistematikisht nga policia në Iran për të krijuar një klimë frike tek publiku.
Dënimet janë kryer pa asnjë proces ligjor, shpesh jane te rinjë të cilët vendosen ne parakalim nëpër lagjet e tyre me duart e lidhura.
Viktimat janë gjithashtu poshtëruar shpesh duke i detyruar të vendosin rreth qafes së tyre kanaçe qe përdoren për zhbllokimin e tualeteve.
Një video e marrë në nëntor tregon Forcat e maskuara te regjimit të Sigurimit të Shtetit duke rrahur dhe abuzuar publikisht me një grup të rinjsh ndërsa ishin vendosur ne parakalim nëpër rrugë, me duart në pranga në pjesën e prapme të një kamioni të hapur.
Irani që nga zgjedhjet e presidentit Hassan Rouhani, në korrik 2013, ka patur një rritje në ekzekutime, ndëshkime poshtëruese dhe të shkeljeve të të drejtave të njeriut që kanë për qëllim përhapjen e frikës dhe kercenimin e publikut, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë,.