Saturday, December 10, 2022

Brenda Vendit, Teherani Mburret me Mashtrimin Ndaj IAEAs dhe Perëndimit

Gjatë një programi televiziv të transmetuar nga televizioni shtetëror Ofogh, zyrtarët shtetërorë mburreshin se Teherani i ka përdorur bisedimet bërthamore si maskim për avancimin e programit të tij bërthamor.

Në këtë raport, ndër të tjera, ish-kryetari i organizatës bërthamore iraniane, Ali Akbar Salehi thotë: “Shkova te zoti Ahmadinexhad dhe i thashë se ata (P5+1) nuk do të na lejojnë kaq lehtë të kemi uranium të pasuruar 20 për qind. Ata do të vendosin shumë terma dhe kushte, kështu që le të fillojmë në heshtje që tani. Sigurisht që paralelisht edhe do të negociojmë. Por ne do të fillojmë punën tonë për të prodhuar uranium të pasuruar 20% në mënyrë që të mos humbasim kohë dhe zoti Ahmadinexhad tha se është në rregull.”

“Kemi bërë mbledhje çdo javë dhe kemi punuar 7/24. Ne e çuam gjithçka përpara në të njëjtën kohë. Ndërsa po punonim për ndërtimin e asaj fabrike, po punonim edhe në kërkimin për të përgatitur pajisjet tona. Pasi u ndërtua godina, të gjitha këto (centrifuga) u instaluan. Brenda 2 viteve ne e prodhuam uraniumin e pasuruar 20%.