Thursday, March 28, 2024

Amb. Lincoln Bloomfield Merr Pjesë në Mbledhjen e Senatit në Mbështetje të Protestave në Iran

Ambasadori Lincoln Bloomfield Jr., Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Politiko-Ushtarake, foli në një konferencë dypartiake në Senatin e SHBA të enjten dhe paraqiti prova për të hedhur poshtë disa nga akuzat në lidhje me grupin kryesor opozitar të Iranit, Mujahideen-e Khalq (MEK). Në fjalët e tij, ambasadori Bloomfield refuzoi gjithashtu konceptin e kthimit të monarkisë së rrëzuar në Iran dhe mënyrën se si pasardhësi i Shahut, Reza Pahlavi, e ndihmon regjimin t’a devijojë kryengritjen nga rrjedha e saj kryesore duke reklamuar diktaturën e rrëzuar Pahlavi.

Teksti i plotë me fjalimin e Ambasadorit Bloomfield vijon si më poshtë:  

Përshëndes miqtë tanë nga Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane. Përshëndes ligjvënësit këtu në Capitol Hill dhe stafin profesional. Faleminderit për shërbimin tuaj. Dhe e shpreh këtë falënderim edhe për ata që kanë shërbyer më parë, duke përfshirë kolegët e mi të shquar në tryezën e parë. Është një nder të qëndroj me ju. Dhe ata që mund ta dëgjojnë mesazhin, zonja Rajavi, NCRI, MEK dhe populli i guximshëm i Iranit që po ngrihet për të drejtat e tyre, ju përshëndes. Dhe jam i lumtur që jam këtu sot. Gëzuar Novruzin.

Unë kam sot detyrën t’i jap çmimin atyre që kanë treguar më me vërtetësi për atë që ka ndodhur me regjimin dhe me rezistencën në katër dekadat e fundit. Të nominuarit janë:

– Qeveritë, duke përfshirë qeverinë tonë dhe ato perëndimore.

– Media, duke filluar nga mediat më të njohura këtu, në Britani, në Evropë dhe gjetkë.

– Të tjerë që kritikojnë regjimin. Akademikë, disa feministe, njerëz që flasin për mundësinë për t’i zbuluar pak flokët nga hixhabi dhe pse kjo nuk lejohet, dhe ndoshta për të rivendosur monarkinë në Iran

– ose NCRI, MEK, OIAC dhe të gjithë mbështetësit në këtë sallë, duke përfshirë ligjvënësit që mbështesin legjislacionin që sapo përmendi senatori Lieberman.

Dhe çmimi shkon… për ju, NCRI, MEK, OIAC dhe mbështetësit e tyre në Kongres dhe në Shtetet e Bashkuara. Urime!

Më lejoni t’ju tregoj pse kjo është e vërtetë. Mbahuni fort. Do t   ‘i përmend shkurtimisht faktet që justifikojnë atë që sapo thashë. Këta njerëz [duke iu referuar MEK-ut] i dëgjoni edhe sot. I keni dëgjuar për 40 vjet. Ata vranë Amerikanë në vitet 1970.

Lexo më shumë në Anglisht

Amb Lincoln Bloomfield Pjesa 1

Amb Lincoln Bloomfield Pjesa 1

Amb Lincoln Bloomfield Pjesa 2

Amb Lincoln Bloomfield Pjesa 2