Rezoluta e Parlamentit të BE: dënimi i goditjeve vdekjeprurëse të regjimit iranian kundër protestave në Iran
Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë të enjten, duke dënuar goditjet vdekjeprurëse të regjimit iranian kundër protestave të Iranit.
Të udhëhequr nga Raportuesi Special i KB për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, Anëtarët e Parlamentit Evropian u bënë thirrje Kombeve të Bashkuara, veçanërisht Këshillit të tij për të Drejtat e Njeriut, që “të fillojnë pa vonesë një hetim gjithëpërfshirës mbi ngjarjet që kanë ndodhur javët e fundit me qëllim që të hedhin dritë mbi pretendimet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Iran që prej fillimit të protestave, dhe duke i bërë thirrje Iranit që të japë akses të plotë dhe të pakufizuar për ata që do të kryejnë këtë hetim.”
Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshëndeti atë rezolutë të Parlamentit Evropian, duke komentuar në një Tweet se BE, pesë nga vendet anëtare të së cilës janë në Këshillin e Sigurimit të KB dhe 10 prej tyre që janë anëtarë të Këshillit të KB për të Drejtat e Njeriut, duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të shpejtuar këto hetime nga KB.
Zonja Rajavi vazhdoi: “Jo vetëm regjimi iranian nuk do t’i kushtojë vëmendje kërkesave të ligjshme të Parlamentit Europian, të cilat janë njësoj si kërkesat e popullit iranian, por do të vazhdojë krimet e tij, duke e bërë të domosdoshme vendosjen e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të KB”. Të hënën Ligjvënësja polake Anna Fotyga, në emër të Grupit Evropian të Konservatorëve dhe Reformistëve, propozoi një mocion në Parlamentin Evropian për masakrimin e protestuesve të pambrojtur të regjimit iranian.
“Ne tashmë e dimë se rreth 1.500 njerëz janë vrarë në Iran gjatë sulmit të fundit,” tha znj. Fotyga, një anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit dhe një ish-Ministër i Jashtëm i Polonisë.
Kjo rezolutë gjithashtu bënte të ditur se: “Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, gazetarët, avokatët dhe aktivistët në internet vazhdojnë të përballen me ngacmime, arrestime arbitrare, ndalime dhe ndjekje penale për punën e tyre.”
Parlamenti Evropian gjithashtu iu referua gjykatave të regjimit dhe se si ato “rregullisht po dështojnë për të siguruar gjykime të ndershme, me mohimin që i bëjnë mundësisë së qasjes të një këshilltari ligjor dhe mohimin e vizitave nga përfaqësuesit e konsullatave, KB ose organizatat humanitare, dhe lejojnë përdorimin e dhunës për të marrë rrëfime nën tortura si provë “
Në rezolutë thuhet se Parlamenti Evropian i jep ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të goditura gjat protestave në Iran dhe uron një shërim të shpejtë për ata që janë plagosur.
MEPS kritikoi “përhapjen e përdorimit disproporcional të forcës nga Irani kundër protestuesve jo të dhunshëm, të cilët thjesht ushtronin të drejtat e tyre për lirinë e shprehjes, shoqatave dhe grumbullimet paqësore.”
Rezoluta kërkoi më tej që të gjithë protestuesit, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe gazetarët që ndodhen aktualisht të arrestuar në Iran për ushtrimin e të drejtave të tyre të ligjshme për lirinë e shprehjes dhe grumbullimet paqësore të lirohen pa kushte; Për më tepër, kërkoi që autoritetet të informojnë të gjitha familjet për vendndodhjen e të afërmve të tyre të ndaluar, dhe kërkuan dhënien e aksesit pa pengesë për avokatët dhe vëzhguesit ndërkombëtarë për të gjithë ata që janë ndaluar gjatë protestave dhe për sigurimin e identitetit të të arrestuarve për bashkësinë ndërkombëtare.
Për më tepër, Parlamenti Evropian “dënon me forcë vendimin e Iranit për të mbyllur qasjen në internet të rrjeteve globale, gjë që parandaloi komunikimin dhe rrjedhën e lirë të informacionit për qytetarët iranianë; duke nënvizuar se veprime të tilla janë një shkelje e qartë e lirisë së fjalës; u kërkon autoriteteve iraniane të heqin të gjitha bllokimet e komunikimit dhe shërbimet e bazuara në internet.”