Më 30 qershor, në Samitin Botëror të Iranit të Lirë 2024 në Paris, ish Ambasadori i Sh.B.A. Mitchell Reiss mbajti një fjalim të fuqishëm duke theksuar brishtësinë dhe pasigurinë e regjimit në Teheran. Ambasadori Reiss, i cili ka shërbyer si Drejtor i Planifikimit të Politikave të Departamentit të Shtetit të Sh.B.A -së dhe të dërguarit special të procesit të paqes në Irlandën Veriore, theksoi ndikimin e rëndësishëm të lëvizjeve të rezistencës së Iranit. Ai theksoi se policia e moralit në Iran tani vesh jelekë të papërshkueshëm nga plumbat në rrugë, duke treguar frikën e regjimit nga njerëzit e vet dhe mungesën e legjitimitetit të tij.
Reiss vuri në dukje tendencat pozitive brenda Iranit, duke përmendur lëvizjen e fortë dhe në rritje të rezistencës demokratike. Ai vlerësoi guximin personal të atyre që ishin të përfshirë në rezistencën dhe theksoi rëndësinë e shfaqjes së udhëheqësve si zonjë Raxhavi, udhëheqja e të cilit demokratike ai e përshkroi si frymëzues dhe të përkushtuar.
Duke adresuar përhapjen e dezinformatave nga regjimi dhe aleatët e tij jashtë Iranit, Ambasadori Reiss kërkoi për përpjekje të shtuara për të kundërshtuar këto narracione të rreme dhe për të mbledhur më shumë mbështetje globale.
Në diskutimin e tij për betejën e ideve, Reiss deklaroi regjimin në Teheranin e falimentuar intelektualisht, të paaftë për të siguruar prosperitet, drejtësi ose siguri për njerëzit e tij. Në kontrast të ashpër, ai lavdëroi planin dhjetë-pikë të zonjës Raxhavi për një Iran të lirë dhe demokratik si një model qeverisjeje që respekton të drejtat individuale dhe dinjitetin njerëzor.
Reiss përfundoi duke pohuar se idetë dhe vlerat e rezistencës janë forca dhe arsyeja e tyre më e madhe për sukses eventual, duke përmendur përafrimin e tyre me Kushtetutën e Sh.B.A dhe Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.