
Tortura dhe keqtrajtimi
Regjimi i mullahëve e ka torturuar rëndë Navid Afkari-n për të nxjerrë rrëfime prej tij. Në një letër, Navid, kampion në mundje, ka përshkruar torturat e tmerrshme fizike dhe psikologjike që i kanë bërë. “Për rreth 50 ditë kam duruar torturat më të tmerrshme fizike dhe psikologjike. Më rrihnin me shkopinj, duke më goditur krahët, këmbët, barkun, dhe shpinën. Ma fusnin kokën në një qese plastike dhe më torturonin derisa më merrej fryma gati deri në vdekje. Më kanë hedhur edhe alkool në hundë,” lexon letra.
Siç ka thënë Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), “Ruajtja e heshtjes lidhur me torturat dhe krimet kundër njerëzimit është e barasvlefshme me shkallmimin e vlerave për të cilat kanë dhënë jetën dhjetëra miliona njerëz.”





