Iran, 12 nëntor 2019—Anëtarët e “Njësive të Rezistencës” dhe mbështetësit e opozitës iraniane, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), janë duke vazhduar me fushatën e tyre në mbështetje të themelimit të lirisë dhe demokracisë edhe në muajin nëntor.
Këta iranianë të guximshëm po shpërndajnë mesazhin e qëndrueshmërisë, rezistencës dhe këmbënguljes përballë shtypjes së vazhdueshme të regjimit iranian që ka për qëllim të instalojë frikë e zhgënjim në shoqërinë iraniane.
Në Teheran, anëtarët e njësive të rezistencës kanë vënë postera të ndryshëm, ku lexohet:
“[Lideri i Rezistencës Iraniane] Massoud Rajavi: Regjimi i mullahëve po përjeton lëkundje përpara rrëzimit të tij.”
“Poshtë parimi i regjimit të mullahëve. Rroftë Rajavi,” duke iu referuar gjithashtu Presidentes së opozitës iraniane Maryam Rajavi, kryetare e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).
“Massoud Rajavi: Me një kryengritje kombëtare dhe njësi rezistence, mund ta parashikojmë qartë rrëzimin e mullahëve.”
“Rroftë Rajavi; Poshtë Khamenei,” duke iu referuar Liderit Suprem të regjimit iranian Ali Khamenei.
Në Karaj, në perëndim të Teheranit, anëtarët e njësive të rezistencës dhe mbështetësit e PMOI-së kanë vendosur mesazhe të shkruara me dorë ku lexohet, “Regjimi i mullahëve po përjeton prelude të përmbysjes së tij. Poshtë Khamenei.”
Në Isfahan të Iranit qendror, njësitë e rezistencës dhe mbështetësit e MEK kanë shkruar sllogane të ndryshme në formë grafiti, si, “Poshtë Khamenei. Rroftë Rajavi,” dhe “Jo vrasësve, jo figurave mashtruese, poshtë diktatura.”
Në Omidiyeh të Iranit jug-perëndimor, njësitë e rezistencës dhe mbësshtetësit e PMOI-së hodhën bojë mbi një poster të madh të themeluesit të regjimit iranian Ruhollah Khomeini, duke shprehur kështu urrejtjen e tyre ndaj aparatit të mullahëve.
Në Qom të Iranit qendror, dhe në Ramsar të Iranit verior, anëtarët e njësive të rezistencës dhe mbështetës të MEK shprehën gatishmërinë e tyre për ta vazhduar betejën kundër regjimit të mullahëve.
Mesazhe të ngjashme janë shprehur nga anëtarë të njësive të rezistencës dhe mbështetës të PMOI-së në qytetet Astara, Shahr-e Kord, Gilan, Mashhad, Semnan dhe Saveh.
Në qytetin Kashan të Iranit jug-qendror, anëtarët e njësive të rezistencës dhe mbështetësit e MEK u kanë vënë zjarrin posterave të Khamenei-t.
Vlen të përmendet fakti që çdo lloj mbështetjeje për PMOI-në brenda Iranit konsiderohet e ndëshkueshme me vdekje nga drejtësia e mullahëve. Në qershor 2014, Gholamreza Khosravi, një mbështetës i MEK, u arrestua dhe u ekzekutua thjesht pse kishte bërë një donacion të vogël financiar për një rrjet televiziv satelitor të lidhur me MEK. “Gholamreza Khosravi Savadjani ishte arrestuar në 2008-ën në Rafsanjan të provincës Kerman, i akuzuar për mbështetje ndaj kanalit televiziv pro-PMOI (Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit) me emrin Sima-ye Azadi (Zëri i Lirisë),” sipas Amnesty International.






