
Foto të pasojave të tërmetit me magnitudë 5.9 në Iranin veri-perëndimor, më 8 nëntor 2019
Shkruar nga Hamideh Taati më 09 nëntor 2019.
Të paktën pesë njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur nga një tërmet në Iranin veri-perëndimor të premten.
Lëkundjet me magnitudë 5.9 goditën në orët e para të së premtes në provincën e Azerbaixhanit Lindor, sipas Qendrës Sizmologjike të Iranit.
Irani ndodhet mbi dy pllaka madhore tektonike dhe është i prirur për veprimtari të shpeshta sizmike.
Tërmeti goditi pranë qytetit Tark, rreth 400 km në veri-perëndim të kryeqytetit Teheran, në orën 02:17 sipas kohës lokale.
Janë plagosur të paktën 520 njerëz, ndërsa pesë të tjerë kanë humbur jetën.
Janë raportuar mbi 60 tronditje të mëpasshme në Iran.
Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi shprehu të premten ngushëllimet e saj për popullin e Iranit pas këtij tërmeti fatal.
“Ngushëllimet e mia të thella për të mbijetuarit e tërmetit në Azerbaixhan, Zanjan, Gilan, Ardabil, dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit,” tha Maryam Rajavi.
“E nxis kombin të turret në ndihmë të viktimave të tërmetit.”
“Duke e plaçkitur pasurinë e Iranit e duke e shpërdoruar atë për nxitje të konflikteve e për projekte anti-patriotike bërthamore e raketash, mullahët e kanë lënë popullin e Iranit të pambrojtur përballë fatkeqësive natyrore,” shtoi znj. Rajavi.





