Në një shfaqje novator të mbështetjes, një shumicë e ligjvënësve të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë 224 anëtarë të Dhomës së Komunave dhe 329 anëtarë të Dhomës së Lordëve, kanë miratuar Planin me dhjetë pika të zonjës Maryam Raxhavi për një republikë demokratike në Iran. Kjo deklaratë e përbashkët bën thirrje për përcaktimin terrorist të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe njeh të drejtën e popullit iranian dhe MEK-ut për t’i rezistuar regjimit iranian.
-
- Mes nënshkruesve janë krerët e dhjetë komisioneve parlamentare, ish-zëvendëskryeministri Lord John Prescott,
- ish-udhëheqësi i Partisë Laburiste, Lordi Neil Kinnock,
- ish-udhëheqësi i Liberal Demokratëve Tim Farron,
- ish-udhëheqësi i Partisë Konservatore Iain Duncan Smith,
- ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Lord Richard Dannatt,
- dhe ish-ministrja e parë e Irlandës së Veriut baronesha Arlene Foster.
- Përfshihen gjithashtu mbi 55 ish-ministra dhe zëvendësministra nga kabinetet konservatore dhe ato laburiste.
- 553 ligjvënës nga Mbretëria e Bashkuar mbështesin planin dhjetë pikash të Maryam Raxhavi për Iranin
Deklarata nënvizon rolin shkatërrues të regjimit iranian në Lindjen e Mesme dhe politikat e tij agresive. Ligjvënësit e Mbretërisë së Bashkuar bëjnë thirrje për përcaktimin terrorist të IRGC-së dhe vendosjen e sanksioneve të naftës ndaj regjimit. Ata dënojnë gjithashtu shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi, veçanërisht shtypjen e grave dhe bëjnë thirrje për përgjegjësi për masakrën e 30,000 të burgosurve politikë në vitin 1988, shumica e tyre anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK).
Në mesin e nënshkruesve të dalluar janë 15 peshkopë nga Dhoma e Lordëve, duke përfshirë respektivisht ish-kryepeshkopët e Canterbury-t dhe Uellsit, Dr. Rowan Williams dhe Dr. Barry Morgan. Udhëheqësit nga Bashkimi Kombëtar i Irlandës dhe Partia Kombëtare e Uellsit, kreu i delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe pesë nënkryetarë nga Partia Konservatore janë gjithashtu në mesin e mbështetësve.
Deklarata thekson se gjatë kryengritjes së vitit 2022, populli iranian hodhi poshtë të gjitha format e diktaturës, qofshin ato monarkike apo teokratike dhe kërkoi ndryshimin e regjimit për të krijuar një republikë demokratike.
Figura kryesore politike si:
-
- ish-sekretari i Mbrojtjes dhe Tregtisë Lord Liam Fox,
- ish Sekretari i Drejtësisë, Sir Robert Buckland,
- ish-ministri i Forcave të Armatosura John Spellar,
- ish-sekretari i tregtisë Lord Lilley,
- ish ministrja e Zhvillimit Ndërkombëtar, Baronesha Verma,
- ish ministri i Uellsit dhe Brexit, David Jones,
- ish Sekretarja e Irlandës së Veriut dhe Mjedisit Theresa Villiers,
- ish Sekretarja e Grave dhe Arsimit, Baronesha Morgan,
- Lord Price, Lord David Triesman dhe Lord Henry Bellingham, ish-ministra të Zyrës së Jashtme, janë midis mbështetësve.
Ligjvënësit e Mbretërisë së Bashkuar u bëjnë thirrje të gjitha qeverive të mbështesin Planin me dhjetë pika të zonjës Maryam Raxhavi, i cili përfshin zgjedhje të lira, lirinë e fjalës dhe tubimit, heqjen e dënimit me vdekje, barazinë gjinore, ndarjen e fesë nga shteti, autonominë për grupet etnike të Iranit. dhe një Iran jo-bërthamore.