E Martë, 28 Qershor 2016
NCRI – Z.Roger Gale, anëtar kryesor i parlamentit nga Mbretëria e Bashkuar, ka premtuar përkrahjen e tij në konferencenë për “ Iranin e Lirë ” në 9 korrik në Paris. Deputeti Z. Roger Gale që ka shërbyer gjatë si politikan dhe përvoja e tij e ka bërë atë një veteran që mbron kauzën kundër regjimit shtypës.
Ai ka deklaruar se “situata e të drejtave të njeriut në Iran është absolutisht e tmerrshme”, kjo është dhe arsyeja pse ai kërkon të sjellë në vëmendje këtë çështje.
Për më tepër, ai kërkon të promovojë shoqërinë civile iraniane, që iranianët mund të kenë një zë për veten e tyre.
Z. Roger u shpreh se populli iranian “në mënyrë të qartë nuk është në gjëndje që të flasë me ta “, që kur “procesi demokratik vështirë të ekzistojë ” në Iran.
Z. Roger për një kohë të gjatë është një mbështetës i rezistencës iraniane, i cili kërkon që iranianët të kenë një zë se si duhet të qeveriset vendi i tyre.
Zotëri Roger theksoi se populli iranian nuk mund të jetë i kënaqur në qoftë se “presidenti aktual konsiderohet si opsion më pak i keq në dispozicion”, në vend të kësaj duhet të ketë një strukturë në vend të cilat e lejon popullin iranian të zgjedhi liderin e tyre më të mirë për veten e tyre.
Në përputhje me rrethanat, Z. Roger prek implikimet rajonale të regjimit iranian, si dhe trazirat që po shkakton në Siri, të cilat mund të kenë pasoja afatgjate. Kështu, nevoja për ndryshim është integrale në Iran, që është arsyeja pse ai është mbështetës i konferences së 9 korrikut , në mënyrë që ai mund të dërgojë një “sinjal të qartë për pjesën tjetër të botës se ekziston një shqetësim që duhet ti drejtohet” regjimin iranian.
Për të ndjekur konferencen për ” Iranin e Lirë” në 9 korrik në Paris shikoni:
http://ncr-iran.org/en/news/iran-resistance/20526-iran-prospects-for-change-one-year-after-the-nuclear-agreement