Friday, March 29, 2024

Varfëria i detyron të rinjtë Iranian të shesin organet, duke përfshirë dhe sytë

E Mërkurë, 12 Gusht 2015 

NCRI – Ndërsa pasuria masive e Ali Khamenei dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit Iranian si dhe vjedhja e miliarda dollarëve nga ata lidhur me regjimin janë objekt i bisedës në të gjithë Iranin, numri i njerëzve të cilët shesin organet e tyre rritet në mënyrë të konsiderueshme për aq kohë sa janë nën regjimin e Mullahëve.
Ndërsa shitja e gjakut, veshkat dhe mëlçia tani është dicka e zakonshme në Iran, aktualisht ky treg po përjeton një trend në rritje ku njerëzit nxjerrin në shitje edhe sytë e tyre, tregojnë raportet (shtetërore e të përditshmes Shahr-e Ara – 11 gusht 2015).

Njerëz të privuar, që fjalë për fjalë nuk mund të mbijetonin për veten ose familjen e tyre për shkak të varfërisë së skajshme dhe papunësisë nuk kanë zgjidhje tjetër, vecse të shesin organet e tyre duke rrezikuar kështu shëndetin e tyre.

“Shtatëdhjetë për qind e të gjitha transplanteve të veshkave në Iran ishin nga individë që jetojnë, ndërsa në vende të tjera anembanë globit kjo normë është vetëm 15%,” pranoi Mohammad Reza Ganji, kryetar i Shoqatës së Nefrologjisë së regjimit Iranian.

“Tregu i ri për blerjen dhe shitjen e syve”, “për shitje veshkash me ulje”,” për shitje veshkash, AB +, 18 vjeçar”, “për shitje mëlçie, O-, 23 vjeçar”, dhe “për shitje palce dhe eshtrash, B-, 54 vjeçar “janë vetëm disa nga shkrimet reklama për shitjet e organeve në internet dhe në të gjithë muret e qytetit të Iranit.

Regjimi i mullahëve ‘nuk imponon kufizime në individët që jetojnë duke shitur organet e tyre dhe në fakt ka bërë këtë një mjet për përvetësimin e personave të privuar nga Irani. Një numër i madh i faqeve të internetit dhe bloge nisur për këtë arsye, janë vërtetë inkurajuese në këtë ligësi dhe tregti të keqe.

Këto zhvillime po ndodhin ashtu si mullahët e etur për gjak që caktojnë miliarda dollarë të pasurisë së popullit Iranian për eksportin e terrorizmit dhe fondamentalizmit dhe luftënxitës në të gjithë rajonin, veçanërisht në Siri, Irak, Liban dhe Jemen për të mbajtur këtë regjim të pështirë në pushtet në ndonjë mënyrë të mundshme.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
11 gusht 2015