Shkruar nga Hamideh Taati
Atousa Abbasi, mbajtësja e rekordit në çiklizmin e femrave në Iran, është detyruar të dalë në rrugë për të shitur në mënyrë që të fitojë bukën e gojës. Kjo për shkak të politikave të mjerueshme ekonomike të regjimit, të cilat e kanë shkatërruar plotësisht jetesën e iranianëve të rëndomtë.
Atousa Abbasi dhe bashkëshorti i saj, një ish-trajner çiklizmi, jetojnë në një parking të marrë me qera së bashku me fëmijën e tyre. Bashkëshorti i saj punon tani si shofer dhe transporton pasagjerë.
Atousa Abbasi është fituesja e parë femër e një medaljeje në turnetë aziatike. Ajo mban rekordin e shpejtësisë që në vitin 2014, por tani detyrohet të shesë në rrugë me fëmijën e saj tre-vjeçar me vete, në mënyrë që të fitojë bukën e gojës.
Në një video që qarkullon në mediat sociale, Abbasi thotë, “Gjatë tre viteve që nuk u mora me çiklizëm për të rritur fëmijën tim, askush nuk ka mundur ta thyejë rekordin tim.” Ajo tregon medaljet e shumta që ka fituar, duke shtuar se askush nuk i ka dhënë mbështetje.