Forcat represive në Golpayegan arrestuan tre vëllezër, Mohammed, Fazlollah dhe Hadi Nikbakhtin dhe i transferuan në një vend të panjohur. Për më tepër, të paktën gjashtë të rinj të tjerë u arrestuan nga forcat e sigurisë në Golpayegan.
Në të njëjtën kohë, dhjetëra njerëz të arrestuar gjatë ditëve të fundit në Asadabad dhe Tuyserkan u transferuan në burgun qendror Hamedan. Pushteti gjyqësor i regjimit i ka akuzuar ata për “moharebeh (luftë kundër Perëndisë)” dhe “korrupsion në tokë”.
Në një tjetër ngjarje të dielën, më 21 janar, forcat policore represive sulmuan protestuesit në Teheran dhe arrestuan një prej tyre. Ata po protestonin kundër plaçkitjes së pronës së tyre nga organet qeveritare në Teheran duke kënduar “Asgjë në tryezë për të ngrënë, padrejtësia është e mjaftueshme”. Një komandant policor i quajtur kolonel Pashaki shkeli me makinë një grua të guximshme që po përkrahte personin e arrestuar. Pashaki iku kur u përball me zemërimin e protestuesve.
Arrestimet masive dhe të përhapura në Iran po ndodhin në të njëjtën kohë kur të burgosurit po vriten njëri pas tjetrit nën tortura. Zyrtarët e regjimit në mënyrë të turpshme i njoftuan këto vrasje kriminale të të burgosurve si vetëvrasje, ose për shkak të injektimit të drogës ose mungesës së narkotikëve. Arrestimet arbitrare dhe vrasjet masive të të paraburgosurve nën torturë janë padyshim një krim kundër njerëzimit dhe kërkon ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar.