Tubim “Zërat e Iranit” më 28 shtator dënojnë vizitën e Rouhanit në OKB

450

E Mërkurë, 23 Shtator 2015

NCRI – Regjimi Iranian i Presidentit Hassan Rouhani merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të hënën, 28 shtator, përfaqësues të komuniteteve Iraniano-Amerikane nga e gjithë SHBA do të mbajë një miting të madh – me titull “Zërat e Iranit”, – për të denoncuar gjëndjen e përkeqësuar të të drejtat e njeriut në Iran dhe valës së fundit të ekzekutimeve gjatë mandatit të Rouhani-t, kanë njoftuar organizatorët e tubimit.

“Disa të gjeneratës së dytë Iraniane priten të flasin mbi nevojën për të mbrojtur liritë dhe vendosjen e demokracisë në Iran,” tha Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC) në një deklaratë në faqen e saj.

“Tubimi pason raportet e fundit të shqetësimeve të rënda rreth shkeljes së paparë të të drejtave të njeriut nën vëzhgimin e Rouhani-t nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Raportuesi Special i OKB-së mbi situatën e të drejtave të njeriut në Iran.”

“Një grup bi-partizan i personaliteteve amerikane dhe anëtarëve të Kongresit do të marrin pjesë në tubim. Ata do të paralajmërojnë se duke injoruar shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Iran, si dhe rritjen e terrorizmit dhe ndërhyrjet në rajon do të inkurajojë vetëm regjimin dhe do të lejojë që të vazhdojë një aksion brutale dhe dhunë në rritje. “

Folësit e përfshirë në tubim janë Bill Richardson, ish-ambasadori Amerikan në OKB dhe Sekretari Amerikan i Energjisë; Tom Ridge, ish sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Guvernatori i Pensilvanisë; dhe Allan Dershowitz, ish profesor i Shkollës Juridike në Harvard.

“Protesta do të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me qindra e mijëra njerëz në mbarë botën të cilët janë duke bërë thirrje për ndryshimin e regjimit, liria dhe demokracia në Iran”, tha OIAC.
Kur: E Hënë, 28 Shtator 2015; 11:00 AM
Ku: Dag Hammarskjold Plaza, përballë United Nations in New York