Saturday, July 27, 2024

Tubim protestues i Iranianëve para parlamentit suedez në Ditën Botërore kundër dënimit me vdekje 

NCRI – Më 10 Tetor, Ditën Ndërkombëtare kundër dënimit me vdekje, Iranianët dhe përkrahësit e Rezistencës Iraniane, dënuan ekzekutimet që kryen regjimi Iranian, duke mbajtur një demonstratë dhe tubim përpara parlamentit suedez në Stokholm me praninë e figurave politike dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Ata gjithashtu shprehën mbështetjen e tyre për lëvizjen për kërkimin e drejtësisë për viktimat e masakrës së vitit 1988 në Iran dhe për ndjekjen penale të autorëve të krimeve kundër njerëzimit.