E enjte, 04 maj 2017
Në një artikull të titulluar “Lajmet e rreme të Iranit përgatisin terrenin për vrasje” shkruar nga Struan Stevenson, president i Shoqatës Evropiane të Lirive të Irakut, i cili u botua në UPI, më 3 maj 2017, ai shqyrton me hollësi rolin e regjimit iranian në eksportimin e terrorizmin dhe ekstremizmit në rajon. Në vijim janë fragmente nga ky artikull.
Për regjimin iranian dhuna nuk është diçka e panjohur. Sekretari i Shtetit i SH.B.A. Rex Tillerson kohët e fundit ka akuzuar Iranin se është ” sponsori kryesor i terrorizmit nëpërmjet shumë platformave dhe metodave”. Amerikanët janë veçanërisht të shqetësuar për aktivitetet e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe fraksionit të tyre jashtë territorial, Forcës Quds, të cilët janë të angazhuar në të gjitha konfliktet në Lindjen e Mesme.