Njerëzit e zemëruar në qytetin Yazd (të Iranit qendror) thërrasin: “Inflacion, çmime të larta, përgjigju Rouhani,” gjatë fjalimit të Rouhani-t në Yazd. 10 nëntor 2019
Publikuar më 11 nëntor 2019.
Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani u ndesh me zemërim e përbuzje ndaj diktaturës në pushtet gjatë vizitës së tij në Yazd të Iranit qendror.
Fjalimi i tij në qytet u ndërpre vazhdimisht nga njerëzit e zemëruar për shkak të inflacionit e çmimeve të larta. “Inflacion, çmime të larta, përgjigju Rouhani,” “gënjeshtar, gënjeshtar,” dhe “lëri çështjet dytësore, zgjidh problemet kryesore,” thërriste turma.
Turma protestoi gjithashtu kundër politikave anti-punëtor të regjimit, duke mbajtur pankarta ku lexohej, “Jetesa e punëtorëve, strehimi i punëtorëve.”
Vizita e Rouhani-t në Yazd pasqyroi gjithashtu përshkallëzimin e grindjeve të brendshme mes grupimeve të regjimit, pasi goditjet e rënda që regjimi ka marrë nga kryengritjet në Irak e Liban si dhe dështimi i paktit bërthamor të Iranit (JCPOA) dhe afrimi i afatit të FATF e kanë acaruar krizën e brendshme të regjimit. “Mosmarrëveshjet dhe përçarjet janë ajo që dëshiron Amerika. Të mos e lejojmë që ta dëgjojmë atë çfarë do Amerika nga një numër i kufizuar njerëzish në vend…. Të gjithë jemi në një moment kritik historik sot,” paralajmëroi Rouhani.
Nga ana e tyre, elementët besnikë ndaj Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei mbanin pankarta ku e kërcënonin Rouhani-n me vdekje dhe e fajësonin atë për dështimin e JCPOA-së.
Duke e pranuar thellësinë e korrupsionit qeveritar, Rouhani tha, “I kërkoj Drejtësisë, tani që po merret me korrupsionin prej miliona e biliona tomanësh, të merret edhe me korrupsionin prej biliona dollarësh… Paratë që shpalla sot, duhet t’i shpjegohen publikut nga Drejtësia, përndryshe, do t’i bëj publik secilin prej tyre. Është e paqartë se çfarë ka bërë me paratë zotëria që vodhi 2.7 bilion dollarë, dhe u arrestua e u burgos? Duam transparencë lidhur me dosjen e dy bilion dollarëve… U kërkoj zyrtarëve të shpjegojnë rastin e një institucioni [të regjimit] i cili nuk i ka paguar 947 milion dollarët e marrë borxh. U kërkoj agjencive përkatëse ta shpjegojnë situatën e atyre entiteteve që kanë mbi 700 milion dollarë borxh.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
11 nëntor 2019