Senatit i SH.B.A. – së diskuton  rreth ndërhyrjeve terroriste të Gardës Revolucionare

319

E merkur, 12 Prill 2017

NCRI – Në Senatin e SHBA u mbajt një konferencë të enjten ne 6 prill 2017, në të cilën figura të shquara te SHBA  si dhe ekspertë te terrorizmi dhe të politikës së jashtme kishin marrë pjesë për të diskutuar natyrën e Gardës Revolucionare të regjimit iranian dhe funksioneve të tij.

Duke përshkruar rolin kryesor te Gardës Revolucionare si levë kryesore e regjimit të represionit dhe eksportimit te terrorizmit dhe fondamentalizmit jashtë vendit, folësit në konferencë theksuan mbi domosdoshmërinë e emërtimit të Gardës Revolucionare si një grup terrorist dhe duhen vendosur sanksione të plota mbi të.

Ish-ambasadori SH.B.A. në Bahrein ‘Adam Ereli’, i cili drejtoi konferencën, prezantoi folësit dhe vuri në dukje se rezistenca e Iranit kishte zbuluar në vitin 2002 objektet bërthamore të regjimit iranian, të cilat i çuan vendet perëndimore te përqëndrohen në programin bërthamor të regjimit.

Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara “Xhon Bolton ‘theksoi në fjalën e tij në historinë e akteve terroriste Gardës Revolucionare” që kur ajo u themelua, dhe gjithashtu për rolin kyç qe Garda Revolucionare është duke luajtur në programin bërthamore dhe raketore te regjimit, duke thënë se emërtimin e Gardës Revolucionare si një grup të huaj terrorist do të ishte gjëja e drejtë për tu bërë.