Rreth 200 parlamentarë evropianë mbështesin kryengritjen e popullit iranian për ndryshime demokratike

346

Të drejtat e njeriut në Iran nuk mund të komprometohen ose të margjinalizohen me pretekstin e konsideratave politike, tregtisë apo marrëveshjes bërthamore

BRUKSEL, më 19 mars 2018, zyra e Z. Gerard Deprez, Ministër i Shtetit, Belgjikë dhe Kryetari i Miqve të një Irani të Lirë në Parlamentin Europian nxorri këtë njoftim për shtyp.

Po shpallim deklaratën e përbashkët të 197 anëtarëve të Parlamentit Europian në mbështetje të kryengritjes së popullit iranian për një ndryshim demokratik. Nënshkruesit janë nga të gjitha tendencat dhe grupet politike në Parlamentin Europian dhe përfshijnë disa nënkryetarë të parlamentit dhe kryetarë të Komisioneve dhe Delegacioneve.

Kryengritja, e cila filloi më 28 dhjetor dhe vazhdoi për gati 2 javë, tronditi Iranin. Protestat mbarëkombëtare mbuluan të 31 krahinat e Iranit dhe mbi 140 qytete.

Populli i Iranit, veçanërisht brezi i ri, e ka bërë të qartë se është i ngopur me sundimin fundamentalist islamik dhe do një ndryshim të regjimit. Shumë thërrisnin “poshtë diktatori”, “poshtë Khamenei” dhe “poshtë Rouhani”. Gratë luajtën një rol aktiv në protesta.