Një vizitë e tillë vetëm sa do t’i nxisë më tej shkeljet barbare të të drejtave të njeriut, eksportin e terrorizmit dhe nxitjen e konflikteve
Sipas agjensive shtetërore të lajmeve të regjimit iranian, Ministri i Jashtëm i mullahëve Javad Zarif ka në plan të vizitojë Finlandën, Suedinë dhe Norvegjinë duke filluar më 19 gusht 2019.
Rezistenca Iraniane e dënon fort këtë vizitë nga kryetari i diplomatëve terroristë të teokracisë mesjetare pasi një gjë e tillë do ta trimërojë regjimin që të vazhdojë dhe t’i shtojë shkeljet flagrante e sistematike të të drejtave njerëzore si dhe eksportin e terrorizmit e luftënxitjen. Ky udhëtim do të nxisë vetëm zemërimin dhe urrejtjen e popullit iranian dhe duhet të anullohet.
Zarif përfaqëson një regjim që mban rekordin botëror në ekzekutime, është sponsori shtetëror më aktiv i terrorizmit, është burimi kryesor i krizave e kaosit në rajon, dhe është mbrojtësi kryesor i diktatorit sirian Bashar Al-Assad në masakrën që ai i bën popullit të Sirisë. Ai mburret për miqësinë që ka me kriminelë të tillë si Hassan Nasrallah, Imad Mughniyah dhe Qassem Soleimani.
Ashtu si edhe Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei, Presidenti Hassan Rouhani, dhe komandanti i Forcës Quds, Qassem Soleimani, Zarif së bashku me zyrtarë të tjerë duhet të përballen me drejtësinë, pikërisht si Ministri i Jashtëm i Hitlerit, për pjesëmarrjen dhe ndihmën e tyre në krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Dihet gjerësisht se misioni i Zarif-it dhe ministrisë së tij është t’i mbrojë dhe t’i mbulojë krimet e mullahëve, si dhe t’i koordinojë e të ndihmojë në kryerjen e komploteve terroriste jashtë vendit. Vetëm në 2018-ën, pesë nga diplomatët terroristë të regjimit, duke përfshirë një ambasador, u përjashtuan nga europa për shkak të rolit të tyre të drejtpërdrejtë në komplote terroriste kundër Rezistencës dhe disidentëve iranianë. Katër operativë të tjerë, duke përfshirë një të ashtu-quajtur diplomat, janë në burg duke pritur të gjykohen në Bruksel për komplotin e shpërthimit të një bombe në tubimin e madh Free Iran në Paris në 2018-ën.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
18 gusht 2019