Saturday, July 27, 2024

Rezistenca iraniane dënon ashpër sulmin terrorist në Nju Jork dhe ngushëllon familjet e viktimave

Rezistenca iraniane dënon ashpër sulmin terrorist dhe vrasjen dhe plagosjen mizore të njerëzve të pambrojtur në Nju Jork dhe i shpreh ngushëllimet dhe dhimbjen e saj më të thellë familjeve të viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë. NCRI u dëshiron shërim të shpejtë të plagosurve në këtë tragjedi.

Vrasja e njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur nën çfarëdo preteksti është një krim kundër njerëzimit që nuk ka të bëjë me islamin shiit apo sunnit dhe bie në kundërshtim të qartë me mësimet e kësaj feje të madhe. Autorët e këtyre krimeve janë armiqtë më të këqij të Zotit, njerëzimit dhe Islamit.

Përsëritja dhe vazhdimi i këtyre krimeve antinjerëzore që janë përhapur në shumë pjesë të botës janë rezultat i padiskutueshëm i shtrirjes së fundamentalizmit dhe ekstremizmit. Dhënia fund e këtij cikli krimesh dhe masakrash mund të arrihet vetëm duke u fokusuar në regjimin kriminal që sundon Iranin si burimi kryesor i ekstremizmit dhe në aparatin e tij kryesor të terrorizmit, Korpusin e Gardës Revolucionare Islamik (IRGC).