Rep. Brad Sherman lavdëron Maryam Rajavi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Iran

619

E Enjte, 07 Korrik 2016

NCRI – Kongresmeni i Shteteve të Bashkuara Brad Sherman (D-CA), i cili shërben në Komitetin për punët e jashtme i dërgoi një mesazh solidariteti në konferences iraniane që do të mbahet në Paris , të quajtur ” Irani I Lirë”, të planifikuar më 9 Korrik . Ai përgëzoi zonjën Maryam Rajavi , Presidenten e sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane (NCRI) për “mbrojtjen e demokracisë, të drejtat e grave dhe njerëzore në Iran.”

“Vetëm kur kutia e votimit përcakton cili mban pushtetin, së bashku gra dhe burra mund të flasin lirshëm dhe Palët mund të debatojnë, a do të jetë populli iranian në gjendje për të qeverisur vendin për të mirën e të gjithë”, thotë në video mesazhin e tij Sherman.
Kongresmeni Sherman gjithashtu theksoi në mesazhin e tij se regjimi iranian mbetet një kërcënim ekzistencial ndaj aleatëve të SHBA në Lindjen e Mesme, si dhe paqes në botë. Ai shprehu shqetësimin e tij se mullahët janë të njohur si shpërndarës të terrorizmit dhe ekstremizmit.
Në vijim është teksti i plotë i mesazhit Kongresmeni Brad Sherman për konferencen e ” Iranit të Lirë ” në Paris.
Përshëndes parlamentarët , popullin e Parisit dhe Znj. Rajavi, unë jam Kongresisti Amerikan Brad Sherman nga qyteti Sherman Oaks, Kaliforni, për 20 vjet kam shërbyer në Komitetin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, 20 vitet e fundit jamë fokusuar në parandalimin e Iranit nga pasja e një arme bërthamore dhe zbatimin e një politike të jashtme amerikane që reflekton vlerat tona dhe përkushtimin tonë për të drejtat e njeriut.
Unë dua të përgëzoj MEK për rolin kritik që ka luajtur në ekspozimin e programit të armëve bërthamore të regjimit iranian. Pas sulmit në Kampin e Lirisë vitin e kaluar, kolegët e mi në Komitetin e Punëve të Jashtme dhe unë miratuam rezolutë në lidhje me kerkesen e sigurisë së MEK banorëve në Kampin e Lirisë, ne bëmë të qartë këtë për qeverinë e Irakut se sa serioze është kjo çështje dhe është e nevojshme që të përmbush detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar.
Regjimi aktual iranian nuk është vetëm një kërcënim ekzistencial për aleatët e SHBA në Lindjen e Mesme dhe paqes në botë, por është edhe një proliferator sfidues i terrorizmit dhe ekstremizmit, kam prezantuar një projekt-ligj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Akti I Trupave të gardes revolucionare Iraniane që kërkojë nga Presidenti amerikan që të bllokojë dhe të ndalojë të gjitha transaksionet në pronë dhe interesin e pronës të gjithë atyre që me vetëdije bën biznes me IRGC, bota duhet të sfidojë regjimi iranian intensifikuar mbështetjen për terrorizmin në të gjithë Lindjen e Mesme, duke përfshirë Siri, Jemen dhe Irak.
Unë mbetem i angazhuar për të siguruar se Irani nuk do të marrë armë bërthamore kjo është arsyeja pse ndava me partinë time politike dhe kundërshtova marrëveshjen e fundit bërthamor të Iranit, unë isha i sigurt se regjimi iranian do të mashtronte në atë marrëveshje dhe ne do të vazhdojmë përpara me sanksione të reja që do të detyrojë një politikë të re dhe shpresojmë për një regjim të ri në Teheran.
Unë gjithashtu dua të përgëzoj Znj. Rajavi për mbrojtjen e të drejtave njerëzor dhe demokracisë së grave në Iran, vetëm kutia e votimit përcakton cili mban pushtetin, kur bashkerishtë gra dhe burra mund të flasin lirshëm dhe Palët mund të debatojnë, a do mundet populli iranian të jetë në gjendje të qeverisë vendin në të mirën e të gjithëve, kjo është arsyeja pse angazhimi i Këshillit Kombëtar të rezistencës së Iranit është një përpjekjet pluraliste laike që respektojnë liritë, kjo është arsyeja pse është aq e rëndësishme, unë shpresoj që ju të gjithë të gëzoni konferencenë e këtij viti. Kam dëshirë të jetë atje me ju në Paris, unë jam Kongresmeni Brad Sherman.