Friday, March 29, 2024

Regjimi Iranian var gra në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas

NCRI – Të paktën dy gra u varën për vdekje në prag të ditës ndërkombëtare të gruas në një burg në Iran.

Një nga të burgosurat e identifikuara si Mehrnoosh Qavasi, në të pesëdhjetat e saj, u ekzekutua pasi i shërbeu për shumë vite në burg.

Para se të transferoheshin në burgun Qezel Hesar në qytetin e Karaj për ekzekutim, të dy viktimat ishin mbajtur në Qarchak (Gharchak) burgun famëkeq të grave në qytetin e Varamin ku kushtet janë të ashpra.
Dy gra janë varur mes 10 të burgosurve të tjerë në burgn Qezel Hesar si pjesë e valës së re të ekzekutimeve në qytetet e të gjithë vendit.
Ekzekutimet u kryen në fshehtësi, pa ndonjë raport të botuar në mediat e lajmeve në Iran që janë nën kontrollin qeveritar.
Ndërkohë, të shtunën, një tubim i madh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas u mbajt në Berlin me pjesëmarrjen e mbi njëqind femra personaliteteve nga pesë kontinentet. Ato dënuan regjimin misogjen në Iran dhe shtypjen e grave.
Pjesëmarrësit në tubimin me titull “Për Tolerancë dhe Barazi kundër fundamentalizmit dhe mizogjinise” theksoi se avancimi i idealit të barazisë në botë sot është ballë për ballë me një pengesë të frikshëm, të fondamentalizmit islamik. Ky fenomen po rrezikon të gjithë Lindjen e Mesme dhe botën përmes genocidit, terrorizmi,diskriminimit dhe mbi të gjitha është armiqësor ndaj grave.
Ekzekutimet në Iran gjithashtu vijne dite mbas një raporti nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka kataloguar shqetësimet e OKB-së në lidhje me shkeljet e të drejtave në Iran, e përshkroi shkallën e lartë të ekzekutimeve në Iran “thellësisht shqetësuese”
Në raportin e OKB-së thuhej se: “Sekretari i Përgjithshëm mbeti thellësisht i trazuar nga numri vazhdueshëm dhe i madh i ekzekutimeve, duke përfshirë edhe të burgosur politikë dhe të miturit”.