Nga Mansoureh Galestan
Në provincën Gilan Province të Iranit verior, regjimi i Iranit po i intensifikon masat shtypëse për të konfrontuar trazirat shoqërore. 2,000 grupe janë vendosur në mbarë provincën për t’u dhënë banorëve paralajmërime “verbale dhe fizike”.
Të martën, në një mbledhje të IRGC-së, Basij dhe forcave të tjera represive, Mohammad Abdullah-poor, një anëtar i lartë i IRGC-së, tha, “Garda Revolucionare (IRGC) në provincën Gilan, së bashku me Basij e forca të tjera, do të përfshihet në marrjen e masave me qëllim “Promovimin e virtytit dhe parandalimin e vesit.” Ai shtoi, “Çështjet e ‘pastërtisë dhe hijab-it’ (rregulla veshjeje) nuk janë çështje të rëndomta. Në fakt, ato konsiderohen si dosje politike dhe të sigurisë për vendin… Armiku po fokusohet në nxitjen e popullit tonë për të përqafuar një stil perëndimor jetese.”
Komandanti i degës së IRGC-së në provincën Gilan tha se janë dhënë paralajmërime për keq-mbulim në mbi 28,000 raste në mbarë provincën. Ai tha gjithashtu se IRGC Basij kanë mobilizuar “rreth 22,000 njerëz në lagjet e Gilan-it” në patrullat e tyre të përjavshme.
Këto deklarata theksojnë shkallën e masave shtypëse që ushtrohen mbi popullin iranian. Kjo tregon gjithashtu se si regjimi në pushtet është thellësisht i shqetësuar nga protestat e përditshme që po shndërrohen në një kryengritje të re mbarëkombëtare në vend.
Kalimi në vitin 2018 solli një kryengritje mbarëkombëtare që zgjati më shumë se dy javë duke përfshirë të 31 provincat e Iranit, e duke u përhapur në mbi 142 qytete.
Kjo kryengritje ishte një pikë kthese në përpjekjen 40-vjeçare kundër sundimit tiranik të mullahëve në Iran. Regjimi klerikal u përpoq ta parandalonte përhapjen e kryngritjeve popullore përmes shtypjes.
Tani që ka kaluar një vit, jemi dëshmitarë të vazhdimësisë së kësaj kryengritjeje në të gjithë vendin. Protestat popullore janë përhapur në të gjitha segmentet e shoqërisë iraniane. Shtrirja e kryengritjeve vërteton paaftësinë e regjimit për të zgjidhur problemet e shoqërisë iraniane. Për ta zgjatur sundimin e tij, regjimi mbështetet tek shtypja, vrasjet dhe ekzekutimet.
Përveç kryengritjes së janarit 2018, në Iran janë zhvilluar katër seri të tjera kryengritjesh:
- Kryengritja popullore në Kazerun në maj 2018,
- Kryengritja popullore e Teheranit në qershor 2018,
- Kryengritja popullore në Khuzestan në qershor e korrik 2018
- Dhe kryengritja popullore në Karaj, Isfahan, Shiraz, Mashhad e qytete të tjera në gusht 2018.
Numri i protestave dhe kryengritjeve në Iran në 2018-ën është dyfishuar, dhe janë bashkuar të gjitha segmentet e shoqërisë — studentët, mësuesit, shoferët e kamionëve, punëtorët, fermerët, klientët e mashtruar të instituteve financiare të lidhura me regjimin, etj. Këto protesta e kryengritje do ta përmbysin një ditë regjimin.
Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës kanë qenë faktor përcaktues në vazhdimësinë e protestave dhe kryengritjeve. Ato kanë dalë nga shoqëria dhe kanë një histori të gjatë përpjekjesh. Kështu që nuk mund të eliminohen apo të shkatërrohen.
Në 2018-ën, Njësitë e Rezistencës kanë qenë aktive në mbarë vendin. Veprimtaritë e tyre përfshijnë drejtimin dhe mbështetjen e protestave e kryengritjeve popullore, vënien e flakës ndaj ikonave të shtypjes si banderolat me foto të themeluesit të regjimit Ruhollah Khomeini dhe udhëheqësit suprem të regjimit Ali Khamenei, si dhe të zyrave qendrore të forcave shtypëse të regjimit.
Në fjalimin e tij në janar, Khamenei iu referua kryengritjeve, duke thënë, “Këto ishin ngjarje të organizuara. Në këtë gjë ka qenë aktiv një trekëndësh: SHBA dhe Zionistët (e kanë planifikuar), një vend i pasur i Gjrit Persik, dhe (PMOI/MEK) që kanë qenë gati me muaj.”
Më 5 gusht 2018, agjensia e lajmeve Fars, e lidhur me IRGC-në, shkroi, “Gjatë trazirave të janarit 2018, Muxhahedinët shfrytëzuan rastet dhe kuptuan kapacitetet. Përmes Njësive të Rezistencës, ata dhanë urdhër për fillimin e operacioneve. Këto njësi përbëheshin nga dy deri në pesë anëtarë të Muxhahedinëve.”
Në një analizë politike, uebsiti shtetëror Baharestaneh shkroi, “Sot, MEK është infiltruar në të gjitha shoqatat: shoferët e kamionëve, tregtarët e pazareve, klientët e mashtruar të instituteve financiare, mësuesit, punëtorët,…Ata punojnë si udhëheqës. Kanë organizuar Njësi Rezistence të cilat mund t’i shumëfishojnë si dhe t’i zëvendësojnë liderët në skenë.”
Databaza Ghaboos Nameh, e lidhur me regjimin, shkroi më 19 shtator 2018: “Armiku e përdor neglizhencën tuaj dhe i organizon të rinjtë. Siç e thonë vetë, ata formojnë ‘Njësi Rezistence.’”
Gholam-Hossein Mohseni Ezhe’ee, një zëdhënës për gjykatën e regjimit, tha: “Në këto ditë, disa njerëz thërrasin kundër gjykatës, qeverisë dhe zyrtarëve. Kini kujdes! Mos e dhëntë Zoti të ketë ndonjë anëtar të MEK bremda turmës. Njerëzit do ta ndjekin atë.”