Shkruar nga Mahmoud Hakamian
Drejtësia e regjimit iranian ka dënuar një minoren me 100 goditje me kamxhik të hënën për një krim që ai nuk e pranon ta ketë bërë vetë, madje edhe pasi familja e viktimës e tërhoqi kallëzimin.
17-vjeçari, i njohur vetëm si Ramin, u dënua me 100 goditje nga Dega e 7-të e Gjykatës Penale të Teheranit më 15 korrik. Ai është akuzuar për abuzim me një 11-vjeçar në Teheran, sipas Agjensisë shtetërore të lajmeve ROKNA. Ramin e ka mohuar abuzimin me djalin e vogël, dhe prindërit e djalit e kanë tërhequr kallëzimin, por gjykatësit prapë se prapë ia dhanë këtë ndëshkim mesjetar adoleshentit.
Irani është vendi i vetëm që jep ndëshkime trupore kundër qytetarëve të vet pavarësisht moshës dhe ekzekuton shkelësit minorenë të ligjit pavarësisht dënimeve të vazhdueshme për këtë nga ndërkombëtarët. Ai është vendi i parë në botë për ekzekutimet e fëmijëve për kapita.
Regjimi nuk e konsideron si torturë rrahjen me kamxhik dhe jep dënime me kamxhik për një gamë të gjerë krimesh të ashtu-quajtura, dënime të cilat kryesisht përdoren për të ndëshkuar krimet “morale”, si tradhëtia bashkëshortore, mosbindja e grave ndaj mbulimit të detyruar, apo protestimit kundër regjimit iraniane.
Kohët e fundit, një numër i panjohur njerëzish janë dënuar secili me 74 goditje për shkeljen e rregullit të mbulimit të detyruar. Të dënuarit kishin qenë duke bërë pushime në provincën Mazandaran në veri të vendit dhe janë kapur në kamera duke mos zbatuar kodin e detyrueshëm të veshjes në një barkë në liqenin Lafour. Mund të jepet argumenti se barka ishte pronë private, si një shtëpi, dhe kështu kodi i veshjes i regjimit nuk duhet të jetë i detyrueshëm atje. Megjithatë, regjimi ka marrë masa edhe ndaj grave që e heqin mbulimin e detyruar brenda në makina, duke pretenduar se konsiderohet si hapësirë publike pasi mund të shihen nga jashtë. Por kush mund t’i shohë njerëzit në një bakë në mes të një liqeni, vetëm në qoftë se kanë shkuar me qëllimin për të kërkuar njerëz që po i thyenin këto ligje mesjetare?
Në një tjetër shembull, një aktivist i të drejtave të mësuesve është dënuar me 74 goditje dhe me burg sepse ka organizuar një protestë jashtë një ndërtese të qeverisë për të protestuar numrin e madh të arrestimeve të aktivistëve për të drejtat e mësuesve.
Hamidreza Rahmati, anëtar i Shoqatës së Mësuesve të Isfahanit, është dënuar me 18 muaj burg dhe 74 goditje në publik për “prishje të rendit publik duke kryer një akt abnormal jashtë ndërtesës së Departamentit të Arsimit,” sipas dënimit të dhënë nga dega e 103-të e Gjykatës Penale Shahreza.
Është e çuditshme që ata e konsiderojnë protestimin si sjellje abnormale në një kohë kur rrahin me kamxhik fëmijë dhe dënojnë me rrahje njerëz për lirinë e shprehjes.