Protestat janë përhapur në qytete të ndryshme

373

Më 22 janar, në qytete dhe fshatra në të gjithë vendin janë zhvilluar protesta nga populli dhe është rritur numri i rinjve të ngritur kundër regjimit të korruptuar të Velayat-e faqih:

  1. Në orën 11:00, pas fjalimit të presidentit të regjimit Rouhani, një numër të rinjsh që këndonin “Gënjeshtrat nuk kanë efekt”, “Reformistë, përkrahës të linjës së ashpër, loja ka marrë fund”, protestuan në sheshin Vanak në Teheran, në drejtim të sheshit të Valias, në rrugët e Jayhounit dhe Kamalit. Grupet e Rojeve Revolucionare dhe Basijis erdhën në vend dhe sulmuan tubimet. Në hapësirën kibernetike, njerëzit u tallën me premtimet mashtruese të Rouhanit duke ekspozuar gjerësisht gënjeshtrat e tij.
  2. Të hënën pasdite, egërsia e policëve në fshatin Delgan në Iranshahr (provincën Sistan dhe Baluchestan) për të shtypur një motoçiklist të ri shkaktoi protestën e popullit. Policia qëlloi për të shpërndarë njerëzit.

Pas kësaj, oficerët e policisë bastisën shtëpinë e një plaku në fshat për të arrestuar një baba dhe djalin. Përleshja e popullit, sidomos e grave të guximshme, me mercenarët u shndërrua në konflikt. Dy gra u plagosën dhe u dërguan në spitalin Khatam-al-Anbia në Iranshahr për shkak të goditjeve nga mercenarët. Forca represive e policisë pengoi hyrjen e të afërmve të këtyre grave të plagosura në spital për t’i vizituar ato. Të rinjtë dhe njerëzit Baloch të zemëruar sulmuan stacionin policor të Delganit në shenjë proteste ndaj këtyre masave represioneve. Mercenarët e policisë u fshehën nga frika e popullit. Njerëzit qëndruan para stacionit deri në perëndim të diellit.

  1. Bodrumi dhe dhoma mekanike e “Seminarit” të Mulla Sadoogut, në Yazd, e cila është qendër e shtypjes në qytet, u dogj nga të rinjtë. Sipas Mullah Taha Mohammadi, Imami Hamedan i lutjes së të Premtes dhe përfaqësuesi i Khameneit në këtë qytet, zyrat e 60 klerikëve të qeverisë u sulmuan gjatë kryengritjes. Të premten në mbrëmje të 19 janarit, “seminarit” të mullahëve iu vu zjarri nga të rinjtë e zemëruar në rrugën Peyghambar të Çazvinit.
  2. Në Qom, dy klerikë qeveritarë, të cilët ishin aktivë në shtypjen e popullit, u sulmuan nga të rinjtë pranë kryqëzimit të Dëshmorëve të qytetit dhe makinës së tyre iu vu zjarri.
  3. Në Shiraz, njerëzit i vunë zjarrit automjetit të patrullimit të agjentëve të komunës. Agjentët represivë të regjimit sulmojnë dhe godasin vazhdimisht ata që janë të privuar nga jeta e tyre dhe konfiskojnë pronën e tyre, arrestojnë dhe dënojnë këta njerëz të varfër.
  4. Stafi i Metros dhe nënkontraktorët u mblodhën në Teheran për të protestuar kundër mospagimit që prej një viti të pagës së tyre para Këshillit Bashkiak të Teheranit.
  5. Një grup të rinjsh gjatë natës në parkun e quajtur Nahj ol-Balagheh në Teheran këndonin “Allah-o-Akbar”. Ata u bënë thirrje të tjerëve që të merrnin pjesë në këtë lëvizje proteste duke u rënë burive.
  6. Iranianët e plaçkiturit nga Instituti Alborz u mblodhën në sheshin Argjentinë të Teheranit për të marrë kapitalin e tyre të plaçkitur.