Saturday, July 27, 2024

Presidenti francez: Programi i raketave i Iranit duhet të kufizohet; negociata ose sanksione

Reuters dhe AP – Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur të enjten shqetësimin për programin e raketave balistike të Iranit duke thënë se duhet të kufizohet ose nëpërmjet negociatave, ose nëpërmjet sanksioneve të mundshme.

Duke e akuzuar Iranin për raketën e lëshuar nga Jemeni dhe të kapur nga Arabia Saudite të shtunën, Macron tha: “Ekziston një shqetësim i jashtëzakonshëm në lidhje me Iranin. Duhet të fillojmë negociata për raketat balistike të Iranit”.

“Ashtu si u bë në vitin 2015 për veprimtaritë bërthamore, është e nevojshme të krijohet një kuadër për veprimtaritë balistike të Iranit dhe të hapet një proces negociatash, me sanksione nëse është e nevojshme, që do ta mundësonin atë”, tha Macron.