Presidenti francez dënon rolin shkatërrues të regjimit të Iranit

575

 24 dhjetor 2017 Reuters: Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, në një telefonatë me Mbretin Salman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite dënoi përpjekjen e milicive të Houthit për të goditur Rijadin.

Presidenti francez shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e Republikës Franceze me Mbretërinë kundër çdo kërcënimi për sigurinë e tij pasi milicia e Houthit u përpoq të godiste qytetin e Rijadit me një raketë balistike.

Presidenti Macron gjithashtu theksoi nevojën për të punuar për t’iu kundërvënë aktiviteteve destabilizuese të Iranit në rajon.

Ai përsëriti qëndrimin e qartë të vendit të tij mbi rolin destruktiv të Iranit dhe mbështetjen që i jep milicive duke iu ofruar atyre teknologji të raketave balistike për të sulmuar Arabinë Saudite dhe destabilizuar rajonin.

Presidenti francez falenderoi Arabinë Saudite për përpjekjet e saj në luftën kundër terrorizmit, si dhe përpjekjet e saj për të çrrënjosur financimet e tyre, duke theksuar përpjekjet e fundit të Mbretërisë në rajonin Sahel të Afrikës.