Maryam Rajavi: Islami është një lajmëtar i lirisë dhe përmbysja e sundimit absolut të klerit.
Të enjten, më 28 prill 2022, në prag të festës së Fitër Bajramit, në Londër u mbajt konferenca me titull “Jo agresionit dhe fondamentalizmit”, me praninë e zonjës Maryam Rajavi, presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistences se Iranit (NCRI). Në konferencë folën edhe disa personalitete politike dhe fetare nga vende të ndryshme, disa përmes videove. Anëtarët e Muxhahedin-e Khalq (MEK/PMOI) në Ashraf 3 në Shqipëri gjithashtu morën pjesë në konferencë me internet.
Përfaqësues dhe figura politike nga Egjipti, Jordania, Libani, Jemeni, Algjeria, Sudani, Ukraina dhe Britania morën pjesë në konferencë, duke përfshirë Riyad Yassin, ish-ministrin e jashtëm dhe ambasadorin e Jemenit në Francë, general-major Ashraf Rifi, ish-ministër libanez i Drejtësia (2014- 2016); Tareq Mehdi Abdoltawab, ish-Shef i Shtabit të Forcave Ajrore Egjiptiane, Hatem Ali al-Sar, ish-ministër i Tregtisë dhe ish-kandidat presidencial në Sudan, Moeen al-Marabi, ish-ministër libanez i çështjeve të refugjatëve; Bari Morgan, kryepeshkopi i Uellsit (2003-2017), Ata Abdah, anëtar i parlamentit jordanez, Abdul Wahab Al-Mo’avazeh, anëtar i parlamentit të Jemenit, Tahar Boumedra, ish shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Irak, Pavlo Kukhta, këshilltar i ministrit të energjisë së Ukrainës, Abdessalam Ould Horma, anëtar i parlamentit Mauritanian, Roger Lyons, ish sekretar i përgjithshëm i sindikatave të MSF dhe Christina Rees, shkrimtare dhe anëtare e Sinodit të përgjithshëm të kishës së Anglisë.
Në fjalimin e saj të titulluar Islami është lajmëtari i lirisë dhe përmbysja e sundimit absolut të klerit, Maryam Rajavi tha: -Që atëherë, nën emrin e Islamit, Khomeini dhe pasardhësit e tij kanë shtypur dhe plaçkitur. Ata janë të përfshirë në nxitjen e luftes dhe në emër të Islamit eksportojnë terrorizëm dhe krime në vendet e Lindjes së Mesme, që është tradhtia më e keqe e tyre. Në fakt, ata kanë zgjeruar fondamentalizmin islamik, një ideologji kundër Islamit. Përballja me fundamentalizmin islamik kërkon një alternativë të drejtpërdrejtë kulturore të kundërt. Kjo alternativë e fuqishme është Islami demokratik, i përfaqësuar nga MEK. Ajo shtoi: -Me këtë ideologji, lufta kundër regjimit klerik ka vazhduar për mbi 43 vjet. Më shumë se 120,000 kanë vdekur, por kjo luftë vazhdon. Ajo nënvizoi- Islami i vërtetë beson se qeveritë duhet të bazohen në votën e popullit. Ajo shtoi se mullahët në pushtet kanë krijuar diskriminim fetar dhe kanë nxitur armiqësi mes shitëve dhe sunitëve.