Thursday, March 28, 2024

Pohimi i vonuar i Khameneit mbi padrejtësinë dhe paaftësinë për reformim, një përpjekje e dëshpëruar për t’i shpëtuar përmbysjes

Të dielën më 18 shkurt, nën frikën e kryengritjes mbarëkombëtare dhe të zemërimit dhe urrejtjes së popullit, Khamenei, udhëheqësi suprem i regjimit të falimentuar, bëri një pohim të vonuar mbi padrejtësinë në regjimin e mullahëve dhe tha: “Jemi krejtësisht të vetëdijshëm për kritikat e popullit , dhe ankesat e tyre. Na kanë thënë, edhe të tjerëve iu kanë thënë dhe këto fjalë na janë përcjellë… Kur themi se mund të kritikojnë, kjo nuk do të thotë që vetëm të kritikojnë qeverinë, gjyqësorin ose parlamentin; jo, dikush mund të më kritikojë edhe mua.

“Ai shtoi,” Ne jemi të vonuar lidhur me drejtësinë, nuk ka dyshim për këtë, e kuptojmë dhe e pranojmë… Lidhur me drejtësinë, duhet të përpiqemi fort, duhet të punojmë dhe duhet t’i kërkojmë falje Perëndisë së Plotfuqishme dhe popullit të dashur. Kemi probleme në drejtësi”.

Shfajësimi i Khameneit thjesht të kujton mesazhin e Shahut në nëntor të vitit 1978, dy muaj para ikjes nga Irani, kur tha: “Dëgjova mesazhin e revolucionit tënd”. Fjalët e Khameneit po ashtu vijnë nga deliri mbi rënien e regjimit. Ai e bën këtë shfajësim ndërkohë që krimet e tij nuk janë zvogëluar dhe çdo ditë ka lajme mbi vdekjen nën torturat e xhelatëve të regjimit të atyre që u arrestuan në kryengritje. Khamenei është hajduti më i madh në historinë e Iranit dhe vrasësi kryesor i popullit iranian. Ai dhe udhëheqësit e tjerë të regjimit janë përgjegjës për plaçkitjet, ekzekutimet masive, masakrat dhe torturat gjatë katër dekadave të fundit.

Në të njëjtën kohë, Khamenei përsëri pranoi se çdo reformë dhe modifikim brenda këtij regjimi ose kushtetutës së tij është absolutisht një vegim dhe do të çonte në përmbysjen e regjimit. “Administrimi i vendit respektohet, kushtetuta respektohet, kushtetuta duhet të respektohet, kjo strukturë duhet të respektohet, (si dhe) të gjitha parimet e kushtetutës … revolucioni, domethënë sistemi revolucionar, ky sistem islamik “, tha ai.

Gjatë kryengritjes heroike të janarit, populli iranian dha përgjigjen e tij ndaj këtij pendimi të vonuar me sloganet “vdekje parimit të Velayat-e-Faqih” dhe “Poshtë sundimi i mullahëve”. Me këtë taktikë të pamend, ai nuk do të jetë në gjendje të shpëtojë nga përmbysja sistemin e tij të shkatërruar dhe krejtësisht të korruptuar. Të rinjtë e Iranit janë të vendosur për të çrrënjosur përgjithmonë nga Irani regjimin brutal dhe të korruptuar.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

19 shkurt 2018