Përplasje të Forta mes Studentëve dhe Forcave Shtypëse në Universitetin e Teheranit

465

Iran-Universiteti i Teheranit- Studentët protestojnë kundër regjimit. 18 nëntor 2019

Kryengritja në Iran – Nr. 18

Kryengritja mbarëkombëtare e popullit të Iranit vazhdoi sot, të hënën, për të katërtën ditë rresht. Ka patur përplasje të forta mes studentëve dhe të rinjve të rebeluar nga njëra anë, dhe Forcave të Sigurisë së Shtetit dhe agjentëve të inteligjencës e me veshje civile nga ana tjetër.

Forcat shtypëse i kanë rrethuar studentët e Universitetit të Teheranit, të cilët kishin zhvilluar protesta pak orë më parë. Situata në Bulevardin Azar 16 dhe Bulevardin Enqelab është jashtëzakonisht e trazuar. Studentët thërrasin “Studentët e burgosur duhet të lirohen,” dhe “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë.” Forcat paraushtarake Bassij i sulmuan studentët protestues por u përballën me rezistencën e tyre. Në të njëjtën kohë, njerëzit në lagjen Sadeqyieh të Teheranit perëndimor kanë dalë nëpër rrugë dhe situata është jashtëzakonisht e tensionuar.

Në qytetin Karaj, forcat shtypëse i kanë bllokuar rrugët për në sheshe në përpjekje për t’i marrë nën kontroll zonat që aktualisht janë nën kontrollin e popullit. Përveç Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF), janë dërguar edhe një mizëri agjentësh të armatosur me veshje civile në rajone të ndryshme. Në Sarasiab, një zonë e varfër në jug të Karaj, njerëzit u përplasën me SSF të cilat po qëllonin mbi ta. Në lagjen Fardis të Karaj, të rinjtë i vunë zjarrin degës së Bankës Sepah.

Kryengritja e popullit po vazhdon edhe në Shiraz. Stacioni i madh i karburantit Sanaye që ndodhet në Giah Chemical në Shiraz ka marrë flakë së bashku me një prej qendrave abuzive të regjimit. Rinia dhe populli i Shirazit po protestojnë pranë zyrave qendrore të lajmeve të Falakeh Setad dhe pranë zyrës së liderit të lutjeve të së premtes. Ata janë grumbulluar aty pasi kishin mbërritur nga katër zona të ndryshme. Dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar të shtëna sporadike. Sot, stacioni i policisë Valfajr në Shiraz ra nën kontrollin e popullit. Spitalet Rajai dhe Namazi janë plot me protestues të plagosur e të lënduar dhe agjentët e forcave shtypëse po përpiqen t’i arrestojnë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

18 nëntor 2019