Nga një Shkrimtar i Stafit
Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit iranian arrestoi gjatë fundjavës të paktën 27 individë për ofrimin vullnetar të ndihmës ndaj viktimave të përmbytjes në Iranin jug-perëndimor, apo për pjesëmarrje në protesta kundër mungesës së përgjigjes së duhur nga ana e Regjimit ndaj kësaj fatkeqësiei.
Të dielën, agjentët e Ministrisë së Inteligjencës (MOIS) arrestuan 22 punëtorë vullnetarë shpëtimi në Malashiyeh të provincës Khuzestan, në Iranin jug-perëndimor, të cilët kishin shkuar në zonat e përmbytura (ose kishin qëndruar atje) për të shpëtuar njerëzit e bllokuar, për të ngritur barriera kundër përmbytjes, për të ofruar ndihmë mjekësore, për të gatuar ushqime, dhe për të shpërndarë batanije e veshje. Të gjithë këta punëtorë kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar dhe po i paguajnë mjetet e nevojshme me paratë e xhepave të tyre.
Të shtunën, pesë protestues u arrestuan pse kishin kritikuar faktin që Regjimi nuk ka ofruar ndihmë dhe që ka këmbëngulur në shpëtimin e bizneseve të veta në vend që të shpëtojë popullin iranian.
Megjithatë, këto nuk janë arrestimet e para që vijnë si rezultat i këtyre protestave.
Grupet e të drejtave të njeriut raportojnë se 11 vullnetarë arabo-iranianë janë arrestuar nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike në provincën Khuzestan javën e shkuar për “krimin” e përpjekjes për të ndihmuar njerëzit në fshatin e përmbytur Gurieh.
Këto arrestime erdhën pas një muaji përmbytjesh në veri, jug e perëndim të Iranit, periudhë në të cilën Regjimi nuk ka ofruar asnjë ndihmë dhe shpesh e ka përkeqësuar situatën duke rrëzuar barrierat e ngritura nga vendasit dhe duke hapur zjarr mbi banorët.
Përmbytjet kanë shkatërruar tashmë 1,900 qytete e fshatra, dhe shumë të tjera mbeten në vigjilencë të lartë, por regjimi ka dërguar forcat shtypëse të sigurisë për të shuar protestat në vend që të ndihmojë njerëzit.