Protestat në Iran- 16 nëntor 2019-foto fajli
Për të parandaluar përhapjen e protestave & të lajmit për to, regjimi ndërpret Internetin
Të shtunën më 16 nëntor 2019, pjesë të ndryshme të Teheranit u bënë skena të përleshjeve të forta mes rebelëve të rinj dhe Forcave të Sigurisë së Shtetit, IRGC-së, Bassij, Ministrisë së Inteligjencës, dhe agjentëve me veshje civile, përleshje që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të së dielës. Njëkohësisht, demonstratat dhe protestat kanë vazhduar në 75 qytete.
I tmerruar nga përhapja e kryengritjes, regjimi klerikal e ndërpreu plotësisht aksesin në Internet duke nisur nga mbasditja e vonë, për të mos i lejuar protestuesit të kontaktonin njëri-tjetrin dhe për ta bllokuar përhapjen jashtë vendit të lajmeve mbi kryengritjen. Gjithashtu, regjimi i ndërpreu rrjetet telefonike “Aval Hamrah” dhe “Irancell” për t’ua mohuar njerëzve aksesin në Internet.
Në disa pjesë të Teheranit, duke përfshirë Shahriar në jug të kryeqytetit, Forcat e Sigurisë së Shtetit dhe agjentët me veshje civile u detyruan t’ia mbathnin kur u sulmuan nga të rinjtë. Autostrada Teheran-Shahriar u bllokua.
Të rinjtë u vunë flakën gjithashtu bashkive të Ghaleh Hassan Khan dhe Pardis, një baze të Bassij dhe një banke në pronë të qeverisë. Në shumë lagje, posterat me foto të Liderit Suprem të regjimit dhe Presidentit Hassan Rouhani janë shqyer ose u është vënë flaka.
Të rinjtë u vunë flakën gjithashtu gomave të makinave duke i bllokuar të gjitha autostradat e lidhura me Mohammad-Abad dhe Karaj, si dhe autostradën kryesore për në Robat Karim. Ata i vunë zjarrin edhe një baze të Forcave të Sigurisë së Shtetit në rajonin Vaeen të Karaj.
Në Islam-Abad të provincës Kermanshah shpërthyen përplasje të forta mes rinisë dhe forcave shtypëse. Në Gilan-e Gharb dhe Pol-Dokhtar u zhvilluan protesta anti-qeveritare.
Iran-Protestuesit gjatë një demonstrate kundër rritjes së çmimeve të gazolinës në Teheran, më 16 nëntor 2019
27 njerëz konfirmohen të vdekur në ditën e dytë, numri i vërtetë është më i lartë
Pavarësisht represionit brutal, kryengritja e popullit iranian u përhap gjatë ditës së dytë (e shtunë, 16 nëntor) në 93 qytete të vendit.
Forcat e IRGC-së hapën zjarr mbi njerëzit me urdhër të Khamenei-t, duke vrarë dhjetëra demonstrues në mbarë Iranin. Deri tani, 27 njerëz janë konfirmuar të vdekur, por numri total është më i lartë dhe detajet do të jepen më vonë. Megjithatë, populli e rinisi kryengritjen që nga orët e para të mëngjesit të sotëm për të tretën ditë në Teheran e qytete të tjera.
Protestuesit thërrisnin, “Poshtë Khamenei!” duke iu referuar liderit suprem të mullahëve dhe duke bërë thirrje për përmbysjen e plotë të regjimit.
Në Ditën e Tretë të Kryengritjes Mbarëkombëtare, Populli i Shirazit Del Nëpër Rrugë, Përplaset me IRGC-në
Iran- Protestuesit bllokojnë një rrugë gjatë një demonstrate në Shiraz- 16 nëntor 2019
Publikuar më 17 nëntor 2019.
Pavarësisht gatishmërisë së plotë të forcave shtypëse, njereëzit në Shiraz dolën nëpër rrugë në ditën e tretë të kryengritjes mbarëkombëtare.
Shumë pjesë të qytetit u bënë skena të demonstratave nga populli i Shirazit.
Protestuesit bllokuan rrugën, duke thirrur, “Mullahët duhet të zhduken!
Forcat shtypëse hapën zjarr mbi protestuesit, duke vrarë disa prej tyre e duke plagosur shumë të tjerë.
Iran Protesta në mbi 100 qytete në mbarë vendin- 17 nëntor 2019
Që nga mëngjesi i së dielës, më 17 nëntor 2019, njerëzit dhe të rinjtë në Teheran kanë zhvilluar demonstrata në pjesë të ndryshme të qytetit.
Në disa zona të kryeqytetit, njerëzit përdorën gurë e shkopinj për t’u konfrontuar me forcat shtypëse dhe bllokuan shumë rrugë.
Në Universitetin e Teheranit, studentët thërrisnin, “vdekje diktatorit,” “Fondamentalist, Reformator, loja tashmë mbaroi,” “E kanë përdorur Islamin si shkallë; i kanë bërë njerëzit të vuajnë,” “Njerëzit janë bërë lypës, Agha (Lideri Suprem) jeton si Perëndi,” “Rritja e çmimit të gazolinës e ka bërë Liderin Suprem më të pacipë.”
Në Autostradën Niayesh, njerëzit thërrisnin, “Topa, Tanke, Zjarr, Mullahët duhet të zhduken.” Në Aryashahr, njerëzit u përplasën me forcat anti-rebelim dhe rrahën disa prej tyre, duke ua djegur motoçikletat.
Duke shprehur ngushëllimet e saj për martirët heroikë të kryengritjes, znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, përshëndeti popullin iranian për kryengritjen e tij në mbarë Iranin. Ajo shtoi se Khamenei dhe banda e tij përpiqen më kot ta mbajnë pushtetin me anë të këtyre krimeve kaq çnjerëzore. Diktatura fetare që sundon Iranin, e cila ka 40 vite që kryen krime kundër njerëzimit, duhet të përjashtohen nga komuniteti i kombeve. Këshilli i Sigurisë i OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Këshilli i të Drejtave Njerëzore i OKB-së, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe organe e entitete të tjera ndërkombëtare që mbrojnë të Drejtat e Njeriut, duhet ta dënojnë fuqishëm këtë regjim dhe të marrin vendimet e duhura në këtë aspekt.