Pas 5 muajsh regjimi Iranian pranon se ka ekzekutuar të burgosurit politik Kurdë

488

NCRI – Regjimi Iranian ka pranuar se kishte ekzekutuar dy të burgosur politikë kurdë gati pesë muaj më parë në një burg në qytetin perëndimor të Orumieh.
Autoritetet në burgun qendror të qytetit u thanë të afërmve të disidentëve “se ata ishin varur në datën 19 shkurt 2015 dhe i urdhëroi ata që të paguajnë për koston e ekzekutimit.

Të dy vëllezërit kurdë Ali dhe Habib Afshari, janë varur së bashku me katër të burgosurit e tjerë. Në atë kohë, autoritetet kërcënuar familjarët e tyre se nuk do ti çojnë në vendoshje të dashurit e tyre.
Vëllezërit Afshari, nga qyteti i Mahabad, u arrestuan në fillim të vitit 2011 së bashku me dy vëllezërit e tjerë, Jaafar dhe Vali, dhe u torturuan për muaj të tërë dhe u dënuan me vdekje në gjykatat e rremë të regjimit klerikal nën akuzën e sajuar të “Moharebeh” (luftë kundër Zotit).
Ali Afshari, i cili u qëllua dhe u plagos gjatë arrestimit të tij nga forcat, ishte në gjendje kritike për shkak të një infeksioni të plagës së tij, por xhelatët nuk pranuan ti sigurojnë atij një trajtim minimal mjekësor.