Matthew Offord dhe Roger Lyons Mbështesin Kryengritjen e Popullit Iranian
- Matthew Offord, anëtar i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga Hendon, në një video-mesazh shprehu mbështetjen e tij të plotë për kryengritjen mbarëkombëtare që po vazhdon në Iran me mbi 600 martirë.
Gjithashtu, përmes një mesazhi, Z. Roger Lyons, anëtar i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, shprehu solidaritetin e tij me popullin iranian dhe kryengritjen e tij në vazhdim e sipër në mbi 187 qytete. Ai shprehu gjithashtu mbështetje të plotë për zonjën Maryam Rajavi, Presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit. Më poshtë vijojnë fragmente nga mesazhi i tij.
Ajo që po ndodh tani në Iran duhet të zgjojë ndërgjegjen e gjithë botës dhe duhet të dërgohen ndërhyrje e përfaqësi jo vetëm nga qeveria britanike dhe Bashkimi Europian, por edhe nga Shtetet e Bashkuara, si dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Mënyra se si regjimi iranian po sulmon brutailsht qytetarët në mbi 170 qytete, njerëzit atje brutalizohen, qindra njerëz po vriten, në këto momente njerëzit po sulmohen nëpër rrugët e qyteteve iraniane. Mijëra po plagosen dhe mënyra se si regjimi po e trajton popullin e vet është e paqytetëruar. Është krim kundër njerëzimit. Kjo është një diktaturë represive, dhe po e tregon fytyrën e saj të vërtetë në këtë moment, duke vrarë, brutalizuar, shtypur, dhe i lutem botës t’i vijë në ndihmë popullit iranian. I lutem botës të ndjekë shembullin e dhënë nga Madam Rajavi në Paris, udhëheqësja e PMOI. Ajo ka bërë thirrje për aksion ndërkombëtar, ka bërë thirrje për ndërhyrje. Dhe kjo është e domosdoshme, përndryshe i lëmë 83 milion njerëz në mëshirën e një regjimi gjakatar vrasësish.