Saturday, September 7, 2024

Numri i të Vdekurve në Protestat e Iranit Shkon Mbi 600; Vala e Arrestimeve Vazhdon

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka shpallur se numri i protestuesve të vrarë nga forcat e sigurisë të Iranit dhe snajperat gjatë kryengritjes së Iranit ka shkuar mbi 600

Publikuar më 01 dhjetor 2019.

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka shpallur se numri i protestuesve të vrarë nga forcat e sigurisë të Iranit dhe snajperat gjatë kryengritjes së Iranit që nisi më 15 nëntor në mbi 187 qytete ka shkuar mbi 600. Deri më sot, MEK ka publikuar identitetet e 194 prej të vrarëve, dhe ka shtuar 15 emra të rinj vetëm sot.

Vala e arrestimeve nga forcat e sigurisë së regjimit iranian vazhdon në mbarë vendin. Raportet e mediave shtetërore iraniane tregojnë se forcat shtypëse të regjimit kanë arrestuar 413 njerëz më 1 dhjetor në katër provinca – Teheran 50, Kermanshah 240, Fardis Karaj 97, dhe Kurdistan 25. Numri i vërtetë i arrestimeve në të gjithë vendin del shumë më i lartë kur i shtohen llogarisë edhe arrestimet e kryera nga Ministria e Inteligjencës, IRGC, dhe Organizata e Inteligjencës e IRGC-së, si dhe nga agjenci të tjera shtypëse.

Regjimi iranian vazhdon të bëjë përpjekje të mëdha për t’i fshehur përmasat e vërteta të krimeve të tij, ndonëse lajmet për numrin në rritje të iranianëve të vrarë e të arrestuar në protesta kanë filluar të dalin në sipërfaqe duke e penguar fushatën e tij për fshehjen e informacionit lidhur me kryengritjen

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës (NCRI), i ka bërë thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar të marrë masa urgjente për t’i ndaluar vrasjet dhe represionin në Iran. Ajo i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të dërgojnë menjëherë në Iran një mision të gjetjes së fakteve për të vizituar të arrestuarit. Liderëve të regjimit iranian duhet t’u kërkohet llogari për krimet e tyre kundër njerëzimit.

Emrat e 194 Protestuesve të Vrarë:

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencëcs së Iranit

1 dhjetor 2019