Friday, March 29, 2024

Një figurë e lartë e regjimit iranian: Duhet të bëhemi të gjithë gati për rebelimin e 2019-ës

 

“Ka disa kohë që armiqtë tanë mendojnë se nëse presionet ekonomike rriten dhe kushtet e jetesës përkeqësohen, populli do të formojë praktikisht një lëvizje për ta rrëzuar [regjimin]. Armiqtë po i fokusojnë përpjekjet e tyre përmes mediave dhe platformave kulturore për ta shtyrë popullin e zhgënjyer drejt një kryengritjeje,” paralajmëroi ai.

Vlen të përmendet se Alamalhoda, i cili është shumë i afërt me liderin suprem Ali Khamenei, ka shprehur shqetësime të ngjashme më 4 janar, duke hedhur dritë mbi shtimin e krizave të brendshme të regjimit, numrin e madh të tradhëtive dhe të infiltrimeve edhe në rrethin e tij të brendshëm.

“Nëse armiku ka ndërmend të infiltrohet, ai do të infiltrohet në institucionet tona financiare. Dhe më e keqja është se do të infiltrohet në shoqërinë tonë, madje edhe në forcat tona besnike, si [Garda Revolucionare, Basij]. Këta individë duhet të jenë shumë të kujdesshëm për sa i përket infiltrimit të armikut edhe në radhët tuaja gjithashtu. Armiku nuk po fokusohet vetëm tek drejtuesit dhe tek ata që drejtojnë qarqet tona. Armiku po infiltrohet kudo. Ata mund të infiltrohen madje edhe në rrethin tim, në emër të mbrojtjes ndaj nevojtarëve, ndaj kushteve të jetesës së popullit, ndaj të varfërve, dhe më pas të na sulmojnë nga brenda,” theksoi Alamalhoda.

Dhe më 19 janar, Alamalhoda bëri disa komente edhe më interesante duke thënë se Europa e ka mashtruar regjimin e mullahëve.

“Situata jonë në paktin bërthamor është njësoj sikur dikush po na mban e dikush tjetër po na godet… Mbani në mend se nëse SHBA nuk do të kishte dalë nga pakti bërthamor, gjithsesi nuk është e sigurtë nëse Europa do të na mbante në paktin bërthamor,” shpjegoi ai.

“Marrim shembullin e një ndeshjeje midis dy personave ku disa të tjerë hyjnë në skenë për ta mbajtur njërin në mënyrë që tjetri të mund ta godasë sa të dojë. Është kjo situata jonë në paktin bërthamor. Europa është si një dhelpër që na ka mashtruar në mënyrë që SHBA të ushtrojë presion mbi ne ndërkohë që është e sigurtë që ne nuk do të dalim nga pakti bërthamor dhe nuk do të përpiqemi ta zhvillojmë më tej teknologjinë tonë bërthamore. Ju e patë rezultatin me sytë tuaj.”

Komentet e Alamalhoda-s hedhin një dritë interesante në qarqet e brendshme të regjimit dhe në krizat që kanë pllakosur të gjithë aparatin e tyre. Kjo e shpjegon më tej arsyen pse mullahët janë thellësisht të shqetësuar për një kryengritje tjetër në 2019-ën.