Monday, January 30, 2023

Ngjarje të Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Personalitete nga pesë kontinente marrin pjesë në Konferencën e Parisit, me titull: “Forca e Gruas për Ndryshim, Kryengritja e Iranit dhe Roli i Grave”

 Presidentja e zgjedhur e NCRI Maryam Rajavi mbajti një konferencë në Paris të shtunën, më 17 shkurt 2018. Në deklaratat e saj në konferencën me titull “Forca e Gruas për Ndryshim, Kryengritja e Iranit dhe roli i grave”, ajo përshëndeti gratë e guximshme dhe liridashëse të Iranit që luajtën rolin e tyre në luftën kundër fundamentalizmit, po ashtu gratë anembanë botës që i kanë rezistuar diktaturës, fundamentalizmit dhe dhunës, veçanërisht gratë e Sirisë.

Maryam Rajavi tha, “Kryengritja e Iranit nuk është vetëm për rrëzimin e një regjimi politik, por është një revoltë kundër fundamentalizmit fetar. Do të ishte një agim i lumtur jo vetëm për popullin e Iranit, por për të gjithë popujt e rajonit dhe të botës “.

Maryam Rajavi tha: “Dita, kur gratë iraniane të shkatërrojnë themelet e fundamentalizmit në Iran, liria dhe barazia do të bëjnë një hap përpara në të gjithë botën. Prandaj, mbështetja e kryengritjes së popullit iranian kundër fundamentalizmit është projekti më i madh i kohës sonë për mbrojtësit e të drejtave të grave. Çdo veprim në mbrojtje të grave të arrestuara, çdo përpjekje për të nxjerrë në dritë torturimin e të burgosurve dhe çdo gjë që bëni për t’i detyruar qeveritë tuaja për t’i ashpërsuar marrëdhëniet me regjimin klerikal, do të jetë shumë efektiv “.

 

Në konferencë morën pjesë një numër grash të shquara, duke përfshirë personalitete politike, parlamentare, juriste, gjyqtare, nëna dëshmorësh dhe mbrojtëse të të drejtave të grave nga 23 vende në pesë kontinente.

 

Maryam Rajavi vuri në dukje rolin kryesor të grave dhe të rinjve në kryengritjen në janar dhe tha, “Gratë nuk kanë dalë në rrugë për të kërkuar ndonjë gjë nga regjimi; përkundrazi, ato duan të eliminojnë regjimin klerikal. Gratë nuk janë ngritur për të kërkuar vetëm lirinë e tyre; ato janë ngritur për të çliruar tërë kombin. Siç vërtetohet nga përvoja e 39 viteve të fundit, nuk është e mundur të plotësohen kërkesat më rudimentare të grave në këtë regjim, nga heqja e velit të detyrueshëm deri në eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit dhe pabarazisë. Gratë nuk përfituan nga loja e të ashtuquajturve reformistë kundër atyre të linjës së ashpër. Të drejtat e grave nuk arrihen përveçse me përmbysjen e regjimit klerikal. Ndryshimi i regjimit është e drejta e gruas iraniane dhe mënyra e vetme për të arritur lirinë dhe barazinë. “

Zonja Rajavi tha se synimi i mullahëve në shtypjen e grave, duke përfshirë edhe velin e detyrueshëm, është t’i mbyllë atyre rrugën dhe të shtypë shoqërinë në tërësi. Ajo tha, “Në kundërshtim me pretendimet e mullahëve, imponimi i velit (Hijab) me detyrim është diametralisht kundër Islamit. Besimi bazohet në zgjedhjen e lirë dhe në vullnetin e lirë. Sa herë që regjimi dëshiron t’i zërë frymën politikisht shoqërisë, fillon një fushatë arrestimi të grave nën pretekstin e mbulimit së pahijshëm.

Gratë Mojahedin morën pjesë në marshimin e protestës kundër velit të detyrueshëm në mars të vitit 1979, edhe pse ato vetë e mbanin shaminë”.

 

Zonja Rajavi iu drejtua grave anembanë Iranit dhe tha: “Duke shkatërruar atmosferën e frikës, shtypjes dhe mosbesimit, ringjallet shpresa dhe guximi tek njerëzit dhe përforcohet fuqia e të rinjve për t’u përballur me shtypjen. Për të vazhduar kryengritjen, gratë nga të gjitha sferat e jetës duhet të krijojnë bastionet e rebelimit dhe këshillat e rezistencës në çdo qytet dhe fshat”.

Video të shkurtra mbi rolin e grave në kryengritjen e Iranit dhe shfaqjet teatrore në këtë takim u pritën me entuziazëm nga audienca.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

17 shkurt 2018