Saturday, July 27, 2024

Në burgun Qarchak Regjimi Iranian ndërpret ujin për të burgosurit duke kërcënuar ata që nuk mbajnë Ramazanin

NCRI – Në nxehtësinë e verës, uji ka qënë i ndaluar gjatë ditëve të kaluara në burgun e grave Varamin të Qarchak, kushtet e rënda tashmë çnjerëzore dhe të patolerueshme në këtë burg famëkeq, i njohur gjithashtu si Kahrizak II.

Burgu Qarchak (në Varamin pranë Teheranit) është referuar edhe si Kampi i Vdekjes Qarchak dhe është përdorur nga regjimi Iranian, si një vend ku sillen në mënyrë brutale torturojnë dhe dhunojnë të arrestuarit gjatë protestave Anti-Regjimit Popullor të vitit 2009. Vdekja katër protestuesve të rinj nën torturat e burgut Qarchak u kthye në një skandal për regjimin Iranian.

Që nga e enjtja, më 18 qershor, zyrtarët e burgut me autoparlantë kanë kërcënuar vazhdimisht gratë që shesin,hanë apo pinë gjatë orëve të agjërimit.
Për të rritur presionin mbi femrat që janë të burgosura politike, regjimi klerik I ka transferuar ato në Burgun Qarchak atje ku janë mbajtur kriminelët.
Nga frika në rritje e pakënaqësive të shtresave të ndryshme sociale dhe një tjetër shpërthim i protestave, regjimi klerik nuk është në gjendje për të ndaluar ciklin e krimeve dhe represionin edhe gjatë muajit të Ramazanit, por e përdorin këtë ritualin e agjërimit si nje mënyrë për të intensifikuar represionin me pretekste të ndryshme.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës 20 Qershor 2015