Friday, July 26, 2024

Në 3 ditë varet grupi i dytë i 8 të burgosurve në Iran

E Premte, 25 Dhjetor 2015 

NCRI – Regjimi fundamentalist Iranit të enjten ka varur një grup prej tetë të burgosurish kolektivisht në burgun qendror në Qazvin, në veri të Iranit.
Sipas raporteve lokale, në mesin e të ekzekutuarve ishte një i burgosur 42-vjeçar kurd i quajtur Rahim Karim-Mokarram.

Një tjetër tetëshe e të burgosurve u varur në masë të martën, më 22 dhjetor, në burgun e Qazvin.
Të mërkurën, më 23 dhjetor, regjimi i mullahëve “ka varur pesë persona në një burg në Kerman, në Iranin lindor. Në mesin e pesë të burgosurve ishin Yousef Rigi, nga qyteti jug-lindore i Zahedan, dhe dy të burgosur me origjinë nga Saravan, Irani jug-lindor.
Gjithashtu të mërkurën dy persona janë varur në burgun famëkeq Qezel-Hesar në Karaj, në veri-perëndim të Teheranit. Ata ishin marrë me akuza të ndërlidhura me drogën.
Pas miratimit më 17 dhjetor të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të 62-të të Kombeve të Bashkuara që kritikon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, Presidentja e zgjedhur e rezistencës Iraniane Maryam Rajavi i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbajtur zyrtarët e regjimit Iranian të cilët janë përgjegjshëm dhe ndiqen penalisht për krime kundër njerëzimit. Ajo theksoi se ky është një hap i nevojshëm drejt respektimit të votës të komunitetit ndërkombëtar që dënoi shkeljet sistematike dhe flagrante të të drejtave të njeriut në Iran.