Mullahu i lartë i regjimit të Iranit shpreh frikën ndaj PMOI / MEK-ut, vazhdimin e kryengritjes

333

Kryetari i Kuvendit të Ekspertëve të Iranit, Imami i të Premtes i Teheranit, tha: “Mos mendoni se (rreziku i) përmbysjes ka kaluar: Jo, armiqtë nuk do të heqin dorë për asnjë çast nga mendimi për përmbysje. Duhet të jemi vigjilentë “. Ai shtoi:” Armiku është duke abuzuar me mjetet e reja të informacionit; Kanali i telegramit, Instagrami dhe mjete të tjera në këtë fushë”.

I shqetësuar nga popullariteti në rritje i Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI / MEK) në mesin e të rinjve dhe njerëzve që janë ngitur, Khatami tha: “Zmbrapsët kryengritjen e PMOI-t në 1996, 2009 dhe janar 2016. Duhet të zmbrapsni kryengritjet e ardhshme dhe mund ta bëni këtë. Ju zmbprapsët kryengritjen e PMOi-t; si? Informuat se kishte një ekip të tyre pranë shtëpisë tonë. Shkoni dhe i arrestoni.  Ata (forcat represive) i arrestuan dhe i shkatërruan … Kudo që shihni konspiracion, kudo që shihni komplot, njoftoni shpejt autoritetet, siç është  detyra juaj. “

Duke pranuar zemërimin dhe neverinë e njerëzve ndaj mullahëve të shtetit, Ahmad Khatami tha: “Plani i tyre i ri është që të dobësojnë klerin … Siç e keni parë, protestuesit sulmuan disa seminare, më keq se sulmi i regjimit të Shahut në seminarin” Faizia “.  Seminari i Takistanit pati një situatë të tillë. Kjo tregon thellësinë e urrejtjes së armiqve ndaj mullahëve. “Më 5 janar ai gjithashtu kishte thënë për sulmin ndaj ndërtesave të qeverisë:” Ata u vërsulën në … zyrën e disa Imamëve të së premtes, Organizatës së Propagandimit Islamik dhe Këshillit për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve “.