- Piloti iranian arrestohet pasi tregon shkeljet e sigurisë në një program televiziv
Një pilot iranian i cili së fundmi tregoi për shkelje të rënda të sigurisë nga kompanitë ajrore iraniane u arrestua të dielën, 15 korrik në Teheran për pak orë.
Pesë ditë më parë, Sadeghi kishte dalë në një program të famshëm televiziv në kanalin 3 të televizionit shtetëror iranian dhe kishte zbuluar faktin se kompanitë ajrore iraniane i bëjnë presion pilotëve për të pilotuar avionët me probleme teknike.
- Protesta e Fermerëve dhe Kopshtarëve Vazhdon në Isfahanin Perëndimor
Të Hënën në Mëngjes, më 16 korrik, 2018, për të tretën ditë rresht, fermerët dhe kopshtarët e lodhur e të paprivilegjuar në Isfahan u mblodhën përpara organizatës së ujit të qytetit në protestë kundër mungesës së ujit dhe shkatërrimit të tokave dhe aseteve të tyre.
Fermerët dhe kopshtarët në qytetet perëndimore të Isfahanit kërkuan të drejtat e tyre për ujë për të dytën ditë rresht.
- Protesta e Investitorëve të Plaçkitur të Institucionit Kreditor Melal në Gachsaran
Të hënën në mëngjes, 16 korrik, 2018, investitorët e plaçkitur të Institucionit Kreditor Melal në Gachsaran mbyllën derën e institutit në protestë ndaj grabitjes dhe plaçkitjes së aseteve të tyre.
Instituti financiar dhe kreditor i Melal në Degë Gachsaran ishte emërtuar zyrtarisht Arman dhe ka qenë aktiv nga 2012 në 2017 në Gachsaran.
Qyteti me 120,000 banorë Gachsaran ndodhet në jug-perëndim të Provincës Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, në Iran.
- E burgosura politike kurde Zeinab Jalalian bën thirrje për ndalim të ekzekutimeve
E burgosura politike kurde Zeinab Jalalian i ka bërë thirrje popullit të Iranit si dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të marrin masa për të hequr dënimin me vdekje në Iran.
E burgosura politike kurde Zeinab Jalalian e cila ka qenë vetë në pritje të ekzekutimit për katër vjet, ka shkruar një letër të hapur drejtuar të burgosurve politikë të dënuar me vdekje Ramin Hossein Panahi, Zanyar dhe Loghman Moradi, Kamal Hassan Ramezan, etj., që u bën thirrje popullit të Iranit dhe organizatave të të drejtave të njeriut në botë të formojnë një front kundër dënimit me vdekje.