- Lëshimi i Satelitit Iranian Përfundon në Dështim
New York Times: Zyrtarët iranianë thanë të martën se një lëshim sateliti që ishte dënuar nga administrata Trump dështoi kur raketa mbajtëse nuk e arriti dot orbitën, sipas ministrit iranian të telekomunikacionit, Mohammad Javad Azari Jahromi, në një postim në Twitter. Ai tha se raketa, një Safir, e përdorur me kohë për lëshime satelitësh, kishte dështuar në fazën e fundit, duke mos e vendosur ngarkesën e saj në orbitën e saktë. Ai nuk dha shpjegime.
- Nuk Ka Lëshime të Tjera për Blerësit e Naftës Iraniane, Thotë i Dërguari i SHBA-së
Bloomberg: SHBA nuk ka në plan të ofrojë lëshime të reja për blerësit e naftës iraniane, ndërkohë që po intensifikon përpjekjet për t’i eliminuar eksportet e krudos së këtij prodhuesi të Lindjes së Mesme, sipas një zyrtari të lartë. Sanksionet amerikane i kanë ulur deri tani eksportet e Iranit në rreth 1 milion fuçi në ditë nga një nivel prej 2.7 milion përpara se Uashingtoni të shpallte sanksionet mbi këtë vend. Nga tetë blerësit të cilëve SHBA u bëri si fillim lëshime për të blerë naftë nga Irani, vetëm pesë vazhdojnë ende të blejnë, tha në një intervistë Brian Hook, përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Iranin.
• Bolton Miraton Raportin që Akuzon Iranin për Fshehje të Objekteve Bërthamore
Washington Times: Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton ripostoi në Twitter, me një koment të dukshëm miratues, një raport që akuzon Iranin për mashtrime në raportet e tij për rojtarët e çarmatosjes bërthamore. Konkretisht, raporti i publikuar nga Instituti për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare akuzon Iranin, bazuar në imazhe satelitore dhe dokumenta të marra vitin e shkuar nga inteligjenca izraelite, se nuk e ka identifikuar një zonë të mëparshme armësh bërthamore nën Projektin 110 të Planit Amad.
- Shefi i Programit Bërthamor Thotë se Irani po Eksploron me Proces të Ri të Pasurimit të Uraniumit
Associated Press: Kreu i programit bërthamor tha të dielën se Republika Islamike ka filluar “veprimtaritë paraprake për të projektuar” një proces modern për pasurim 20-përqind të uraniumit për reaktorin e tij 50-vjeçar në Teheran, duke sinjalizuar kështu një rrezik të ri për paktin bërthamor. Rifillimi i pasurimit në atë nivel do të nënkuptonte se Irani është tërhequr nga pakti bërthamor i 2015-ës me fuqitë botërore, një marrëveshje prej së cilës Presidenti Donald Trump e nxori Amerikën në maj.
• Shtetet e Bashkuara të Vendosura për t’i Çuar Eksportet e Naftës Iraniane në Zero
Këshilli Atlantik: Shtetet e Bashkuara janë të vendosura t’i çojnë në zero eksportet e naftës së Iranit në përpjekjet e tyre për të maksimizuar presionin ekonomik dhe për ta detyruar Teheranin të rikthehet në tryezën e negociatave për të diskutuar një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” në vend të paktit bërthamor që Presidenti amerikan Donald J. Trump braktisi vitin e shkuar, tha Brian Hook, përfaqësuesi special i SHBA-së për Iranin dhe këshilltar i lartë i politikës për Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo, në Forumin Global të Energjisë 2019 të Këshillit Atlantik në Abu Dhabi më 12 janar.
• Brian Hook: Nuk do ta Lejojmë Iranin që ta Libanizojë Jemenin
Al Arabiya: Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Iranin, Brian Hook, tha për Al Arabiya English se Uashingtoni “nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mos e lejuar Iranin ta Libanizojë Jemenin”. Ai shtoi në një intervistë ekskluzive me Al Arabiya English se SHBA është e përkushtuar ndaj përpjekjeve të udhëhequra nga i Dërguari Special i OKB-së Martin Griffiths dhe se ka bërë thirrje për përfundimin urgjent të luftimeve në Jemen.