Mini Raporti i Iranit – 15 Maj 2019

491

SHBA Thotë se Ka Shumë Mundësi që Irani të Jetë Përgjegjës për Sulmet e Anijeve 

Wall Street Journal: Një vlerësim fillestar amerikan tregon se ka shumë mundësi që Irani qëndron prapa sulmeve mbi dy anije-cisterna të naftës të Arabisë Saudite dhe dëmtimit të dy anijeve të tjera fundjavës pranë Ngushticës së Hormuzit, ka thënë një zyrtar amerikan.

Kjo gjetje, nëse konfirmohet, do t’i intensifikonte më tej tensionet ushtarake në Gjirin Persik. Ky vlerësim, ndonëse jo konkluziv, është sugjerimi i parë nga një vend se Irani është përgjegjës për sulmin dhe vjen pas një serie paralajmërimesh nga SHBA kundër agresionit të Iranit apo të aleatëve e proksive të tij ndaj anijeve ushtarake apo tregtare në rajon.

 

Shtëpia e Bardhë Rishikon Planet Ushtarake Kundër Iranit, Në Jehonat e Luftës së Irakut 

New York Times: Në një mbledhje të këshilltarëve më të lartë të sigurisë kombëtare të Presidentit Trump të enjten e shkuar, Sekretari në Detyrë i Mbrojtjes Patrick Shanahan paraqiti një plan ushtarak të përditësuar i cili parashikon dërgimin e numrit të madh prej 120,000 trupash në Lindjen e Mesme nëse Irani sulmon forcat amerikane apo përshpejton punën për armët bëthamore, sipas zyrtarëve të administratës. Këto rishikime ishin urdhëruar nga konsekuentët e udhëhequr nga John R. Bolton, këshilltari i z. Trump për sigurinë kombëtare. Ata nuk kërkojnë një pushtim tokësor të Iranit, gjë për të cilën do të nevojitej një numër shumë më i madh trupash, thanë zyrtarët.

Raporti i Ri Tregon si një Grup Pro-Iran Përhap Lajme të Rreme Online 

New York Times: Ali Al-Ahmed është një kritik i vjetër i qeverisë saudite, kështu që nga fundi i vitit të shkuar ai nuk u çudit kur mori një mesazh në Tëitter që pretendonte se ishte nga një grua egjiptiane që jetonte në Londër e cila thoshte se edhe ajo ishte kundërshtare e sauditëve. Por z. Al-Ahmed, i cili e ka bazën në Uashington, u tregua i kujdesshëm nga kjo grua, e cila prezantohej si Mona A. Rahman. “Fotoja e saj ishte shumë e sajuar, si fotoja e një modeleje,” kujton ai. Arabishtja e saj ishte e papërsosur.

Trump e Ka Lënduar ‘Seriozisht’ Iranin me Këto 2 Lëvizje, Thotë Lieberman
 

Fox Business: Irani po vuan ekonomikisht dhe politikisht falë dy veprimeve të mëdha të ndërmarra nga Presidenti Trump, tha të hënën për FOX Business ish-Senatori i pavarur Joe Lieberman. “Presidenti Trump pati guximin të na largonte nga një marrëveshje e keqe bërthamore me Iranin – ky është fillimi – ndryshim i madh,” i tha ai Maria Bartiromo-s. “Së dyti, ai vuri sanksione mbi Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike – gjithashtu një ndryshim i madh, dhe i rriti këto sanksione. Irani është i lënduar. Kështu që ka nisur të na kërcënojë dhe unë e vlerësoj shumë faktin që presidenti ka folur me veprime duke dërguar forca ushtarake amerikane në rajon, mos mendoni se do të na sulmoni dhe ne nuk do t’ju kundërpërgjigjemi me sulm.”

Tregtia Iraniane e Metaleve Financon Ndërtimin e Armëve 

Peter Navarro për Financial Times: SHBA është e vendosur që t’ia bllokojë Iranit fondet që vijnë nga jashtë sepse duam të mos e lejojmë që të financojë ndërtimin e raketave, të nxisë konflikte rajonale dhe të financojë rrjetet terroriste. Një pjesë e madhe e parave të Iranit vjen nga eksportet e metaleve, duke përfshirë $4.2bn nga shitja e çelikut – një rritje me 53 përqind nga viti 2017 – si dhe $917m nga bakri dhe produktet e tij. Vendi është planifikuar të bëhet një eksportues neto i aluminit nga fundi i vitit.

Ndal Shtypit: Sanksionet Amerikane i Lënë pa Bojë Gazetat e Iranit

Bloomberg: Në Iran po merr dhenë mungesa e kryeartikujve. Vështirësia ekonomike e nxitur nga një vit sanksione amerikane ka prekur edhe gazetat e Republikës Islamike, të cilat e kanë të vështirë të luftojnë kundër çmimeve gjithnjë në rritje – dhe mungesave – si të letrës, ashtu edhe të bojës së printimit. Në një kohë kur Irani gjendet në faqet e para të gazetave në gjithë botën, dy të përditshme shtetërore i kanë pakësuar lajmet ndërkohë që gazetarët janë në ankth për shkurtime të mundshme.

Studentët Iranianë Protestojnë ndaj Rregullit për Mbulimin e Detyrueshëm të Kokës 

Associated Press: Studentë iranianë të universiteteve zhvilluan të hënën një protestë në kampus kundër presionit gjithnjë e më të madh nga autoritetet ndaj grave për mbulimin e detyrueshëm të kokës në publik. Agjensia gjysmë-zyrtare e lajmeve ISNA tha studentë të Universitetit të Teheranit – meshkuj dhe femra – u përleshën për pak kohë me një grup tjetër studentësh që mbështesin kodin konservativ të veshjeve të vendit. Tubimi përfundoi pas pak orësh. Zëvendës kreu i universitetit, Majid Sarsangi, tha për ISNA se nuk ka masa të reja për sa i përket hixhabit të detyruar në universitet. 

Trump Thotë se do të Ishte Gabim i Madh për Iranin të Provonte të Bënte Ndonjë Gjë Kundër SHBA-së 

Reuters: Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të hënën se Irani do të “ketë vuajtje të mëdha” nëse merr në shënjestër interesat amerikane pasi Uashingtoni dërgoi një aeroplanmbajtëse dhe avionë ushtarakë në një kohë tensionesh në rritje me Teheranin. “Do ta shohim çfarë do të ndodhë me Iranin. Nëse bëjnë ndonjë gjë, do të jetë gabim shumë i madh,” u tha Trump reporterëve në Shtëpinë e Bardhë. “Nëse bëjnë ndonjë gjë do të kenë vuajtje të mëdha.” 

Pompeo Ndan Detaje mbi Kërcënimet ‘e Përshkallëzuara’ të Iranit në Bruksel: Departamenti Amerikan i Shtetit

Reuters: Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ndau informacione mbi kërcënimet e “përshkallëzuara” që vijnë nga Irani, me aleatët europianë dhe zyrtarët e NATO-s gjanë takimeve në Bruksel të hënën, sipas përfaqësuesit special të SHBA-së për Iranin. “Irani është një kërcënim i përshkallëzuar dhe kjo ishte një kohë e përshtatshme për një vizitë rrugës për në Sochi,” u tha reporterëve Brian Hook, duke iu referuar vizitës së planifikuar të Pompeos në Rusi të martën për t’u takuar me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov. 


Komenti i Ministrit Iranian Për Dërgimin e Fëmijëve në Luftë Shkakton Trazira
 

Komentet e fundit të ministrit iranian të arsimit rreth gatishmërisë së 14 milion fëmijëve të moshës shkollre për të shkuar në luftë, ka shkaktuar qortim dhe dënim publik nga iranianët. Zyrtarët iranianë kanë bërë komente luftëdashëse javët e fundit pas ndezjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara. Shoqëria Iraniane për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ka nxjerrë një letër publike më 12 maj në mediat sociale, ku i drejtohet ministrit duke kritikuar komentin e tij. 

Zyrtari: Vlerësimi Fillestar i SHBA-së Fajëson Iranin për Sulmet mbi Anijet

Associated Press: Vlerësimi fillestar i një ekipi ushtarak amerikan është se iranianët apo proksit e mbështetur nga Irani kanë përdorur eksplozivë të dielën për të krijuar vrima të mëdha në katër anije të ankoruar në bregun e Emirateve të Bashkuara Arabe, tha të hënën një zyrtar amerikan. Zyrtari tha se secila anije kishte një vrimë me përmasa 5- deri në 10-këmbë, pranë apo menjëherë nën vijën ujore, dhe mendimi fillestar i ekipit është se vrimat janë shkaktuar nga eksplozivë. Ekipi i ekspertëve ushtarakë amerikanë u dërgua për t’i hetuar dëmet me kërkesën e Emirateve, por zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur saktësisht, si dhe nuk kanë dhënë ende ndonjë provë që dëshmon përfshirjen e mundshme të Iranit në këto shpërthime.