E Shtunë, 01 Gusht 2015
NCRI – Një protestë ka shpërthyer këtë javë në burgun e ri qëndrorë të Teheranit, mbi kushtet e jetesës cnjerëzore.
Burgu me i Madh Qëndrorë i sapo-hapur në Teheran është ende në ndërtim e sipër, por regjimi I mullahëve ‘tashmë ka filluar të lëvizë të burgosurit aty, pavarësisht mungesës së objekteve.
Ndër problemet për të cilat të burgosurit janë ankuar është mungesa e tualeteve sanitare ose funksionale, ndërprerjet e ujit dhe ngrohjes, mungesa e kujdesit mjekësor për të burgosurit e sëmurë dhe ngacmimet e vazhdueshme të burgosurve nga ana e drejtorit të burgu. Nga 542 të burgosur te cilet janë strehuar aktualisht, vetëm 240 kanë një krevat dhe të tjerët janë të detyruar të flenë ngjitur me WC dhe në korridoret.
Regjimi thotë se ka në plan të transferojë 15.000 të burgosur, përfshirë edhe disa nga Burgun famëkeq Evin të Teheranit dhe Burgun Hesar Ghezel të Karaj, si dhe në burgun e ri ku është përfunduar ndërtimi.